Zodiak MeB

Të papriturat e DASHIT, propozimet e DEMIT, kujdes VIRGJERESHA! HOROSKOPI për sot, e mërkurë 13 shkurt 2019

DASHI

Fillimi i ditës me Hënën në fushën e tretë, por e kuadruar tek Mërkuri: një lajm vonon të vijë dhe një ngjarje e papritur në punë hedh një program të shumëpritur në erë. Një dialog i hapur dhe i sinqertë bën të mundur sqarimin e disa temave që kanë krijuar tensione në marrëdhëniet emocionale. Në fund një mbrëmje e këndshme dhe relaksuese, me njerëz të rinj ose miq të hershëm.

DEMI

Mbështetja e Mërkurit, Venusit, Saturnit dhe Neptunit do t’ju bëjnë të zhvilloni propozime të forta dhe të qëndrueshme. Ju do të gjeni dikë që do t’ju japë një dorë për të zbatuar programe konstruktive! Një histori dashurie që sapo ka filluar do të fillojë të marrë kthesën që ju keni dëshiruar: lumturia po vjen. Ju do të zbuloni afrimitet me njerëz që deri dje nuk e kanë ngjallur interesin tuaj.

BINJAKET

Me kafen e orës 10:30, Hëna vjen në shenjën tënde. Një valë e të menduarit pozitiv do t’ju sjellë të gjitha gjërat që prisni! Mbrëmja me pak më shumë tension: do të debatoni për një gënjeshtër në lidhje me djalin ose vëllain tuaj. Sa më shumë të lini mënjanë mënyrat direkte dhe të shpejta, aq më shumë partneri do të jetë i gatshëm të përmbushë dëshirat tuaja …

GAFORRJA

Ditë nervoze, e lodhshme. Ndoshta keni për të marrë detyra që nuk ju pëlqejnë, por ju duhet të planifikoni, organizoni punën dhe bizneset për të filluar javën e ardhshme. Zgjedhje në jetën private, familje, dashurin. Po vjen Marsi i lodhshëm, më pak energji, nëse jeni Gaforre e lindur në fund të shenjës. Përdorni kreativitetin për të arritur kënaqësitë profesionale që meritoni.

LUANI

Guximi dhe vendosmëria janë cilësitë që normalisht ju përkasin, dhe sot, me hënën që ndriçon, ju do të dini se si ta shfrytëzoni në maksimum. Asnjë projekt nuk do të duket i pamundur, por mos harroni: guximi duhet të shoqërohet gjithmonë nga bonsensi. Dashuria do të jetë bujare me zemrat në çifte dhe ata që janë vetëm do të kenë shumë sukses.

VIRGJERESHA

Yjet ju këshillojnë të jeni shumë të kujdesshëm para se të merrni angazhime ekonomike; nëse është e mundur, më mirë të shtyni operacionet ose blerjet me një rëndësi të caktuar. Dashuria vuan pak peshën e rutinës: përpiquni të zgjoni marrëdhënien me partnerin. Një situatë e çuditshme, plotësisht e rastësishme, mund t’ju japë mundësinë për të zbatuar një ide, një projekt që keni hipotezuar prej kohësh.

PESHORJA

Nga Binjakët, shenja juaj e preferuar, mbërrin përshëndetja e Hënës optimiste. Sot nuk është e pamundur të fitoni në dashuri dhe të kenisukses. Cilado qoftë gjendja juaj profesionale, mos humbisni asnjë shans për rritje! Pak kujdes me shëndetin, por edhe në sferën sentimentale, veçanërisht nëse keni besimin të lëkundur. Regjistrohuni në kurse, ndiqni interesa të reja.

AKREPI

Ka ardhur koha për të pastruar fushën e keqkuptimeve të vjetra dhe për të rifilluar punën me dikë që mund t’ju japë këshilla dhe ndihmë të vlefshme. Pra, nëse doni të kurorëzoni një projekt ambicioz, hiqni krenarinë tuaj dhe kërkoni menjëherë një pajtim. Ju do të jeni shumë të aftë në përfundimin e marrëveshjeve fitimprurëse.

SHIGJETARI

Ditë si këto ju mund t’i përdorni për të zgjedhur se çfarë të ndryshoni në jetën tuaj, sepse tani keni mjaft. Zhvilloni strategji. Mos i jepni kënaqësi Hënës armiqësore që t’ju fusë në ankth dhe t’ju bëjë nervozë. Këshillohet kujdes, duke pasur parasysh veprimin destabilizues të Merkurit, pavarësisht nga veprimtaria juaj.

BRICJAPI

Gëzoni mbështetje që nuk duhet të nënvlerësohet nëse keni ndërmend të filloni një projekt renovimi dhe të kërkoni për mundësi të reja profesionale. Gjendje e mirë humori, nxiten shkëmbimet me njerëz të rinj, përfshirje intensive me të dashurin. Frymëzohuni nga imagjinata, ju do të ndizni dëshirën edhe tek partnerët më të vakët sentimentalë, të cilët kohët e fundit shfaqen të nxituar, të hutuar dhe të shqetësuar.

UJORI

Rrota e fatit shkon nga ana jote, sot e përfaqësuar nga Hëna tek Binjakët. Ndikimet e saj sjellin suksese dhe të ardhura në jetën tuaj, mbi të gjitha njerëz të rinj. Ndër këto, dashuria juaj e ardhshme qëndron e fshehur, nëse jeni vetëm. Por karta juaj e mirë tani është Marsi tek Dashi, me Uranin, deri nesër. PESHQIT

Planet e zymtë e bëjnë këtë ditë të trazuar: ngjarjet e papritura nuk numërohen dhe nervozizmi rritet, orë pas ore, tek yjet. Një pyetje. A ia vlen të humbni kontrollin për çdo marrëzi? Natyrisht jo, por edhe parashikimet astrologjike do të jenë në gjendje t’ju sigurojnë. Shëndeti dhe energjia fizike mund të reduktohen. Relaksohuni. / MEB

Leave a Reply

Back to top button