Enciklopedike

Të pasurit e dikur kishin sëmundje që e kanë të varfërit modernë

Screen Shot 2015-04-29 at 21.09.12

Të konsideruar “familja e parë” në Itali gjatë Rilindjes, Mediçis ishin sundimtarët e pasur të Toskanës. Por paraja nuk i shpëtoi fëmijët e tyre të vegjël nga swmundja e rakitit, një sëmundje shumë shpesh e lidhur me varfërinë në botën moderne, sidomos në zona urbane të ndotura, ku banorët nuk kanë ekspozim të mjaftueshëm ndaj dritës së diellit. Ironikisht, pasuria e familjes Mediçi ishte një faktor madhor në zhvillimin e sëmundjes serioze tek fëmijët e tyre.

Rakiti shkaktohet nga mungesa e vitaminës D që zbut kockat tek fëmijët, duke rezultuar në këmbë të harkuara nga përpjekja për të ecur mbi kocka të dobësuara. Kockat e krahëve mundet gjithashtu të harkohen  sidomos nëse fëmija përpiqet të zvarriset. Në shekullin e 16 –të, gjashtë nga nëntë fëmijët Mediçi të cilët ishin studiuar me siguri vuanin nga rakiti. Pesëvjeçari Filipo madje kishte një deformim të kafkës nga sëmundja.

Me pasurinë e tyre, Mediçis mund të paguanin ushqimet, siç mund të jenë djathi dhe vezët, qe do te siguronin vitaminën D për fëmijët e tyre. Kështu kërkuesit ishin fillimisht të hutuar nga këto gjetje.

Gjithsesi, një analizë e kolagjenit të kockave të fëmijve tregonte se ata nuk ishin hequr nga gjiri deri në dy vjeç. Qumështi i gjirit nuk ka shumë vitamine D në të. Duke u kthyer pas në atë kohë, të vetmet shtesa ndaj qumështit të gjirit ishin bollguri i bërë nga buka e butë, e cila ka pak vitamine D, dhe mollët, që nuk kanë fare. Dy nga të sapolindurit e familjes kishin gjithashtu rakit, që do të thoshte se nënat e tyre mund të kenë zhvilluar defiçenca nga barrat e shpeshta, ose nga përdorimi i makiazhit të rëndë, i cili e bllokonte Diellin.

Ndërsa për fëmijët, pozita e tyre e lartë sociale ndofta kishte të bënte më shumë me marrjen e rakitit. Në ato ditë, fëmijët e vegjël vraponin shumë rreth e rrotull përjashta, kështu prindërit e klasës së lartë nuk donin që fëmijët e tyre të merrnin ngjyrë nga dielli, i cili mund ta kishte ndaluar këtë sëmundje. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button