Në librin e tij të ri “Vdekja në tokë”, Xhul Houard shqyrton vdekjen në mbretërinë e kafshëve, duke kërkuar atë që ajo mund na thotë, në lidhje me vetë qasjen tonë ndaj vdekjes. Ai flet në një intervistë me Xhejms Lloid
Përse vendosët të shkruani një libër mbi vdekjen?
Kam kaluar rreth 3 vjet duke studiuar evoluimin e seksit (për librin tim të fundit), dhe kuptova se seksi në mbretërinë e kafshëve ndikohet shumë nga shanset e vdekjes – vdekja është gjithmonë aty në sfond. Prandaj vendosa ta hedh dritë mbi këtë çështje. Por ajo që fillon si një udhëtim në evolucionin e jetës nën hijen e vdekjes, shndërrohet në një eksplorim të gjerë të vdekshmërisë.
Cila ishte eksperienca më e paharrueshme që keni pasur gjatë shkrimit të këtij libri?
Unë eksplorova një fushë, në të cilën shkencëtarët e mjekësisë ligjore bëjnë investigime patologjike tek derrat e ngordhur, për të studiuar se si dekompozohen kufomat. Ishte shumë interesante të shihje një numër formash jete që e kishin bërë vdekjen shtëpinë e tyre – kandra, grerëza parazitare, krimba. Ajo që mendova se do të qe imazhi i një kalbëzimi, në fakt doli të jetë një shfaqje që rifunksionon.
Cila qe pjesa më e vështirë për të shkruar?
Ishte kapitulli mbi atë se si dhe në çfarë shkalle e perceptojnë vdekjen kafshët. Kur kemi qenë të vegjël na është thënë se elefantët dhe shimpanzetë mbajnë zi, por këto janë shpesh anekdota – është shumë e vështirë të vlerësosh se çfarë ndodh në mendjet e kafshëve. Unë shkova në varrezë gomerësh dhe bisedova me shkencëtarët se si ata e shfaqin ankthin, kur humbasin një partner të qëndrueshëm. Por a është i vërtetë pikëllimi dhe rënkimi, apo këto janë vetëm sjellje tipike për njeriun?
Vdekja është një nga tabutë e fundit në shoqërinë njerëzore. Pse mendoni që ne e kemi kaq të vështirë të flasim për të?
Unë mendoj se si një specie kemi një shkallë narcisizmi dhe vetë-rëndësie, dhe çdo kujtesë se ne jemi të përkohshëm në historinë e jetës, e bën të vështirë për t’u përballur më këtë fakt. Dhe kjo është e drejtë. Ndoshta një nga gjërat që në bën më njerëz, është paaftësia jonë për të ngulitur në kokë se një ditë do të vdesim.
A e ndryshoi libri qasjen tuaj ndaj vdekjes?
Po, unë kam një vullnet tani! Kjo mund të tingëllojë si një klishe, por zhytja në botën e vdekjes nuk më ka bërë depresiv – ka qenë vërtetë jetë-afirmuese, në një mënyrë që unë nuk e kisha parashikuar. /NS – Bota.al