Analiza

Të “përqafojmë” vdekshmërinë tonë

Në librin e tij të ri “Vdekja në tokë”, Xhul Houard shqyrton vdekjen në mbretërinë e kafshëve, duke kërkuar atë që ajo mund na thotë, në lidhje me vetë qasjen tonë ndaj vdekjes. Ai flet në një intervistë me Xhejms Lloid

Screen Shot 2016-06-15 at 09.22.54

Përse vendosët të shkruani një libër mbi vdekjen?

Kam kaluar rreth 3 vjet duke studiuar evoluimin e seksit (për librin tim të fundit), dhe kuptova se seksi në mbretërinë e kafshëve ndikohet shumë nga shanset e vdekjes – vdekja është gjithmonë aty në sfond. Prandaj vendosa ta hedh dritë mbi këtë çështje. Por ajo që fillon si një udhëtim në evolucionin e jetës nën hijen e vdekjes, shndërrohet në një eksplorim të gjerë të vdekshmërisë.

Cila ishte eksperienca më e paharrueshme që keni pasur gjatë shkrimit të këtij libri?

Unë eksplorova një fushë, në të cilën shkencëtarët e mjekësisë ligjore bëjnë investigime patologjike tek derrat e ngordhur, për të studiuar se si dekompozohen kufomat. Ishte shumë interesante të shihje një numër formash jete që e kishin bërë vdekjen shtëpinë e tyre – kandra, grerëza parazitare, krimba. Ajo që mendova se do të qe imazhi i një kalbëzimi, në fakt doli të jetë një shfaqje që rifunksionon.

Cila qe pjesa më e vështirë për të shkruar?

Ishte kapitulli mbi atë se si dhe në çfarë shkalle e perceptojnë vdekjen kafshët. Kur kemi qenë të vegjël na është thënë se elefantët dhe shimpanzetë mbajnë zi, por këto janë shpesh anekdota – është shumë e vështirë të vlerësosh se çfarë ndodh në mendjet e kafshëve. Unë shkova në varrezë gomerësh dhe bisedova me shkencëtarët se si ata e shfaqin ankthin, kur humbasin një partner të qëndrueshëm. Por a është i vërtetë pikëllimi dhe rënkimi, apo këto janë vetëm sjellje tipike për njeriun?

Vdekja është një nga tabutë e fundit në shoqërinë njerëzore. Pse mendoni që ne e kemi kaq të vështirë të flasim për të?

Unë mendoj se si një specie kemi një shkallë narcisizmi dhe vetë-rëndësie, dhe çdo kujtesë se ne jemi të përkohshëm në historinë e jetës, e bën të vështirë për t’u përballur më këtë fakt. Dhe kjo është e drejtë. Ndoshta një nga gjërat që në bën më njerëz, është paaftësia jonë për të ngulitur në kokë se një ditë do të vdesim.

A e ndryshoi libri qasjen tuaj ndaj vdekjes?

Po, unë kam një vullnet tani! Kjo mund të tingëllojë si një klishe, por zhytja në botën e vdekjes  nuk më ka bërë depresiv – ka qenë vërtetë jetë-afirmuese, në një mënyrë që unë nuk e kisha parashikuar. /NS – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button