Magazine

Të rinjtë e djeshëm

Claudio Rossi Marcelli

“Nuk jam më djalë i ri, prandaj u liroj vendin të moshuarve në autobus. Pyes veten me keqardhje përse ky zakon po zhduket mes më të rinjve” – Tony

“Rinia jonë adhuron luksin, është e paedukuar, nuk i bëhet vonë për autoritetet dhe nuk ka aspak respekt për të moshuarit. Të rinjtë e sotëm janë tiranë. Nuk ngrihen në këmbë kur një i moshuar hyn në një mjedis, u përgjigjen keq prindërve”. Me sa duket, filozofi Sokrat, që vdiq në vitin 399 para Krishtit, kishte mbërritur në të njëjtin konkluzion.

Dhe nuk ishte i pari: “Nuk kam më asnjë shpresë për të ardhmen e vendit tonë, nëse rinia e sotme do të marrë nesër komandën”, shkruante poeti grek Hesiod, më shumë se treqind vite më herët, “sepse është nëj rini pa përpmbajtje dhe e rrezikshme”.

Dhe sërish: “Bota jonë ka arritur një gjendje kritike. Të rinjtë nuk dëgjojnë më prindërit. Fundi i botës nuk duhet të jetë larg”. Ky është një citim i një prifti egjiptian, që i përket vitit 2000. Para Krishtit, sigurisht.

Ndërkohë, për dhunën e nxënësve ndaj mësuesve flet Republika e Platonit: “Sot, babai ka frikë nga bijtë. Bijtë besojnë se janë njësoj me babanë dhe nuk kanë as respekt, as vlerësim për prindërit. Profesori ka frikë nga nxënësit, nxënësit fyejnë profesorët”.

Ankohemi për edukimin e keq të të rinjve që prej agimit të kohëve, por mendoj se përgjegjësia do ndarë me brezin paraardhës: nëse të rinjtë nuk i lënë vendin një më të moshuari në autobus, ndodh edhe sepse askush nuk ua ka mësuar sa e rëndësishme është.

Internazionale.it

Leave a Reply

Back to top button