Horizonti.al

Të ruajmë kujtimet tona, si në një kompjuter

Screen Shot 2016-02-08 at 22.49.32

Kush vuan nga sëmundje neurogjeneruese si Alzheimeri shumë shpejt mund të marrë një ndihmë të madhe nga një impiant i ri protezik, i pari në botë, në gjendje të memorizojë kujtimet. Funksionon falë një serie elektrodash të vendosura në tru dhe një algoritmi informatik në gjendje që të imitojë sinjalet elektrike që truri përdor për të transformuar kujtimet afatshkurtër në të përhershëm. E ka realizuar një ekip shkencëtarësh dhe studiuesish të universitetit të Karolinës së Jugut. Deri tani është testuar me sukses tek minjtë dhe majmunët.

Financuar nga Agjencia e Projekteve të Avancuara të Mbrojtjes në SHBA, ky projekt u mundëson sinjaleve elektrike të trurit që të anashkalojnë zonat e dëmtuara të hipokampusit, qendra e kujtesës ku magazinohen kujtimet./bota.al

Leave a Reply

Back to top button