Ngrohja globale mund të ftohë pasionet seksuale, dhe zvogëlojë normat e lindjes së fëmijëve
Nga Ronald Bailey
“Reason”
“Jo sonte, i dashur. Është tmerrësisht vapë…” Këtë frazë mes të dashuruarve ka të ngjarë ta dëgjojmë më shpesh, teksa temperaturat globale rriten, sipas një studimi të Byrosë së Kombëtare të Kërkimeve Ekonomike në SHBA (NBER). Autorët e studimit, kërkuan një lidhje shkakësore midis ngrohjes globale dhe frekuencës së raporteve seksuale, duke përdorur të dhënat e sezonale të temperaturave dhe normat e lindjes.
Përfundimi i tyre: Nëse njerëzit janë tashmë të nxehtë e të djersitur, kanë më pak të ngjarë të duan të ndjersisin më tepër. Kjo, nga ana tjetër, ngre një shqetësim në lidhje me efektet e ngrohjes globale mbi fertilitetin në të ardhmen. Nëse çiftet kryejnë më rrallë raporte seksuale kur është më nxehtë, ekonomistët Alen Barreka i Tulan, Melani Guldi e Universitetit të Floridës Qëndrore, dhe Oliver Deshens i Universitetit të Kalifornisë, mendojnë se gratë kanë më pak gjasa për të mbetur shtatzëna dhe lindur fëmijë.
Studimi shqyrton sezonalitetin e numrit të lindjeve në katër rajone të SHBA – jugun, verilindjen, mes-përëndimin, dhe perëndimin. Duke përdorur të dhëna statistikore gjatë viteve 1931-2010, studiuesit konfirmojnë faktin e njohur se normat e lindjes në SHBA arrijnë kulmin në muajt gusht dhe shtator. Ato janë rreth 10 për qind më të larta në ato muaj se sa në muajin prill. Nga kjo duket e arsyeshme të konkludohet, se çiftet gëzojnë më shumë intimitet në muajt e acartë të nëntorit, dhjetorit dhe janarit.
Pas rënies së numrave, hulumtuesit zbuluan se në ditët e me një temperaturë sipër 27 gradëve Celsius, do të lidheshin me më pak lindje të mëvonshme. Në mënyrë të veçantë, ata raportojnë se çdo rritje mbi temperaturën 27 gradë Ceulsius shkakton një rënie të lindshmërisë me rreth 0.06 përqind 8 muaj më vonë, 0.39 përqind 9 muaj më vonë, dhe 0.21 përqëind 10 muaj më vonë.
Kjo do të thotë se mesatarisht, nga viti 1931 deri në 2010, në një ditë të vetme me temperaturë më të madhe se 27 gradë gradë rezultuan 1165 lindje më pak të gjithë të gjithë Shtetet e Bashkuara.
Në mënyrë aspak të çuditërishme, ata zbuluan gjithashtu se efekti i ditëve me një temperaturë me më shumë se 27 gradë Celsius, është rreth dy herë më i madh tek “vendet e ftohta” përkundrejt “shteteve të nxehta”, duke sugjeruar se ata që banojnë në një klimë të nxehtë kanë më pak gjasa të heqin dorë nga romanca vetëm për shkak se është pak më ngrohtë. Në fakt, një sondazh i vitit 2011 mbi Shkallën e Kënaqësisë për llogari të kompaninë së prodhimit të kondomëve ‘Trojan’, gjeti se amerikanët që jetojnë në jug kishin raportuar në përgjithësi pasjen e më shumë raporteve seksuale, sesa ata që jetojnë më në veri.
Por çfarë mund të thuhet për normat e larta të pjellorisë në disa vende tropikale? Temperaturat e larta nuk duket se i pengojnë njerëzit atje të kryejnë marrëdhënie dhe lindin pasardhës. Apo nuk është kështu? Në fakt, studiuesit kanë vënë re një sezonalitet të lindjeve, që përputhet me ndryshimet e temperaturës mesatare. Në vitin 1978 demografët analizuan normat e lindjeve në Indi. “Shkalla e ngjizes në Baroda dhe Manipal të Indisë është më e ulët gjatë motit shumë të të nxehtë”- bënë me dije ata.
Studiuesit spekuluan se kjo mund të ndodhë për shkak të temperaturave të larta, të cilat pengojnë prodhimin e spermës, por gjithashtu sugjeruan se i nxehti ekstrem mund të rezultojë në akte seksuale më të rralla. Një studim i ngjashëm në vitin 2000, raportoi se në Bengalin Perëndimor ”shpërndarja e ngjizjeve përgjatë muajve kalendarikë, ishte i lidhur negativisht me temperaturën mesatare mujore”. Edhe studimet e sezonalitetit të lindjeve për Nigerinë jugperëndimore në vitin 1985, dhe në qytetin vietnamit Ho Shi Min në vitin 1994, mbërritën në të njëjtin përfundim.
Pra, cila është e ardhmja e intimitetit dhe pjellshmërisë, në një botë që po ngrohet gjithnjë e më shumë? Autorët i referohen modeleve të klimës, duke thënë se numri të ditëve me temperature mbi 27 gradë celsius në SHBA do të rritet me rreth 64 në vit, nga 31 në vit që është aktualisht. Ata llogarisin se si rezultat i temperaturave të larta për shkak të ndryshimit të klimës, lindjet vjetore në SHBA do të bien me 2.6 përqind, që do të thotë ne do të shohim rreth 107 mijë fëmijë më pak në vit.
Studiuesit nga ana tjetër e pranojnë se risitë teknologjike, mund të shmangin disi efektet negative të ngrohjes globale në këtë aspekt. “Sigurimi i qasjes me kosto të ulët të ajrit të kondicionuar, mund të jetë një mjet efektiv për zbutjen e kostove që kanë tek fertiliteti, ndryshimet klimatike në të gjithë botën”- vënë në dukje ata.
Por ngjizja do të mbetet gjithësesi shumë e kufizuar. Deri në fund të këtij shekulli, teknologjia do të ketë riorganizuar rrënjësisht seksualitetin dhe pjellshmërinë njerëzore. Përhapja e mëtejshme e pornografisë virtuale, teledildonics, dhe neuroenmbajtësit seksualë do të ndryshojnë mënyrën se si njerëzit e përjetojnë dhe kryejnë seksin.
Në mënyrë të ngjashme, njerëzit do të fitojë gjithnjë e më shumë kontroll mbi fertilitetin e tyre, duke përfshirë edhe përdorimin e mitrave artificiale. Çfarëdo efekte të vogla që mund të ketë ndryshimi i klimës në kryerjen e marrëdhënieve seksuale dhe lindjen e fëmijëve, ato do të përshkohen nga përmirësimet teknologjike në shërbim të kërkimit të pandërprerë të njeriut për fëmijë dhe orgazma të shëndetshme. Në fund të këtij shekulli, të dashuruarit do të vazhdojnë me gjasë të këndojnë nën zë, “E dashur, jashtë është nxehtë, por jo aq sa ty këtu!”.
Në shqip nga www.bota.al