Histori

Të shkruash mbi Euripidin. Tekstet klasikë “u fshehën” në Mesjetën e vonë

Ideja për të reduktuar, ripërdorur dhe ricikluar nuk është një fenomen modern. Gjatë viteve të fundit, ka pasur disa raste në të cilat shkencëtarët dhe historianët kanë gjetur tekste të lashta që janë shkruar nga gjeneratat e mëvonshme. Një shembull interesant doli në dritë nëpërmjet analizës së një dokumenti mesjetar, përmes imazherisë multispektrale. Shkencëtarët që përdorin këtë teknologji ishin në gjendje të zbulonin tekstin e fshehur nën fjalët nga Mesjeta. Ajo që gjetën ofron një pasqyrë të re mbi edukimin filozofik në lashtësinë e vonë.

Shkrimi më i fundit në tekst është Librat Profetikë të Dhiatës së Vjetër Greke që nga shekulli i 13-të. Megjithatë, ka më poshtë fjalë – shkrime nga shkrimtari i lashtë grek Euripidi, rrethuar me shënime të lashta dhe një koment mbi Aristotelin, nga një autor i panjohur i cili daton në shekullin e 5-të.

Euripidi ishte tragjedian në Athinën klasike, që jetoi ndërmjet 480 – 406 pes. Ai shkroi të paktën 92 drama e tragjedi, por vetëm 18 ose 19 kanë mbetur të paprekura deri më sot. Veprat e tij ishin baza e edukimit të lashtë letrar në Epokën Helenike. Në fakt, disa nga risitë e tij teatrale mund të shihen edhe në dramën moderne; të tilla si përshkrimi i heronjve mitikë, sikur të ishin njerëz të zakonshëm në rrethana të jashtëzakonshme. Gjatë jetës së tij, Euripidi u krahasua me Sokratin sepse të dy u konsideruan si udhëheqës të një intelektualiteti dekadent. Megjithatë, vitet e fundit të Euripidit ndryshuan nga ato të Sokratit, duke qenë se ai zgjodhi një mërgim vullnetar në pleqëri – ndoshta vdiq në Maqedoni.

Shkrimet origjinale të Euripidit u ndanë qartë nga shtresa e sipërme e tekstit të shekullit të 13-të, nga një ekip studiuesish nga Universitetet e Göttingen dhe Bolonjës. Kjo pjesë e tekstit gjendet në bibliotekën e Patriarkanës Ortodokse Greke në Jerusalem. Komentari mbi veprën e Aristotelit është në Bibliotekën Kombëtare të Francës në Paris.

Shefi i projektit kërkimor, Felix Albrecht nga Fakulteti i Teologjisë i Universitetit të Göttingen, tha: “Dorëshkrimi në Jeruzalem është një nga dëshmitarët më të rëndësishëm të veprës së Euripidit”. Teksti në Paris ka vizatime me cilësi të lartë që ofrojnë njohuri mbi traditën tekstuale të komentet filozofike. Dr. Chiara Faraggiana di Sarzana nga Universiteti i Bolonjës zbuloi tekstin dhe shpjegoi rëndësinë e tij: “Zbulimi i kësaj vepre është me vlerë të paçmuar për historinë e edukimit filozofik në antikitetin e vonë”.

Kolektivisht, ky studim është quajtur Projekti Palamedes. Qëllimi i punës ishte të jepte një formë të lexueshme të dy dorëshkrimeve të rëndësishme që tregonin tekstet greke të zbuluara dhe të pashkelura përmes përdorimit të teknologjisë më të fundit. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button