Psikologji

TE SUKSESSHMIT bëjnë ca gjëra, pak më ndryshe. Dhe ja pse ia dalin

Gjithësecili ka përcaktimin e vet për suksesin. Dhe shumcia e njerëzve ndoshta duan të kenë një jetë mbi mesataren. Por realiteti është që shumica, kurrë s’ia dalin. Shumica e njerëzve kanë një ekzistencë e zakonshme, mediokre. 

E vërteta është që për njerëzit e suksesshëm, janë gjërat e vogla, që e bëjnë dallimin. Ja disa prej zgjedhjeve shumë të thjeshta në jetë, që mund të sjellin shumë ndryshim.

Ndalo shikimin e TV

Ndoshta jeni të fiksuar pas Netflix ose filmit më të fundit. Apo disa orë televizion çdo natë ju ndihmon të hiqni stresin. Përfytyroni se çfarë do të ndodhte nëse ato orë do ia kushtonit një kursi, apo disa orëve palestër, apo edhe një leximi. Mund të ndryshoni radikalisht mendjen dhe trupin tuaj.

Ndalo pirjen e alkoolit

Nëse shijimi i një apo dy kokteileve është zakon, ndaluni një minutë dhe reflektoni se çfarë po bëni. A po realizoni ndonjë gjë? Dhe sa kohë shpenzoni duke pirë? Përpiquni të hiqni dorë nga alkooli për 30 ditë. Në vend të angazhoheni me këtë gjë që ju përpin kohën tuaj, si do të ishte jeta juaj nëse dilni shëtitje me partnerin apo qenin, apo merreni me një projekt të madh që keni kohë që e shtyni?

Filloni të ngirni pesha

Çdo ditë. Njerëzit e suksesshëm i vënë prioritet shëndetit dhe stërvitjes përditë. Nuk ka nevojë të vrisni veten me ushtrime kardio. Vënia e muskujve është mënyra më e mirë për të rritur metabolizmin dhe djegur më shumë kalori gjatë ditës.

Ndalni duhanin

Po, është e vështirë. POr nëse doni të jeni të suksesshëm, duhet të jeni personi që nuk e keni problem të hiqni dorë nga gjëra të vështira.

Ndërmerrni risqe

Njerëzit e suksesshëm nuk kanë frikë të dështojnë, sepse e dijnë që kur e bëjnë, marrin një mësim dhe përmirësohen. Dhe thonë, “po”, edhe kur kjo gjë i tremb. Në fakt ekspertët mendojnë se ata që ndërmarrin risqe, ngjiten më shpejt në shkallët e karrierës, dhe adoptojnë herët teknologjinë. Ndërsa ata që nuk pëlqejnë risqet, shpesh herë shihen më negativisht në vendin e punës. Nëse doni të keni sukses, kërkoni shanse dhe shkoni përtej limiteve.

Mjaft fajësuat të tjerët, ose fatin, për situatën tuaj

Njerëzit e suksesshëm ia njohin punës dhe aftësive të tyre meritën, për suksesin. Ata janë edhe më të suksesshëm në jetë. Kur besoni se vetëm ju jeni përgjegjës për rrethanat tuaja, ju bëni ndryshimet e nevojshme në jetën tuaj për të arritur suksesin. Nëse rrini kot dhe fajësoni të tjerët, situata juaj nuk do ndryshojë. Kështu nëse jeni në një marrëdhënie që nuk ju përmbush, jepini fund. Nëse jeni në një punë që jua shpif, jepini fund. Nëse ndiheni të vetmuar, shkoni dhe bëni ca shokë. Nëse jeni të palumtur se mbani shumë peshë, kërkoni zakonet e duhura. Vetëm ju mund ta përmirësoni jetën tuaj. . Inc. – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button