Your Life

Të vetmet parime për suksesin, që do ju nevojiten ndonjëherë në jetë

Shumë njerëz besojnë se suksesi është gjë e paracaktuar. Nuk është e vërtetë. Mund të jetë pjesë e jetës së gjithësecilit, nëse kupton këto 10 parime.

  1. Jini të qëndrueshëm

Nëse vini re shumë njerëz të suksesshëm, do të dalloni disa tipare të përbashkëta që ata kanë. Adoptojini këto tipare dhe ruajini në mënyrë të qëndrueshme.

2. Kini një vizion

Eshtë e rëndësishme të kesh një vizion dhe të dish shumë qartë se çfarë dëshiron nga jeta. Nëse nuk jeni të sigurtë, apo përfytyrimi në kokën tuaj është i mjegullt, harrojeni që mund të arrini ndonjë gjë.

“E vetmja gjë më keq se të jesh i verbër, është të kesh shikimin, por të mos kesh vizion” – Hellen Keller

3. Bëni një plan veprimi

Të dish se çfarë do shtë një gjë, dhe të dish se si ta marrësh, është diçka tjetër. Organizojini idetë tuaja dhe bëni një strategji për veten.

4. Besoni tek vetja

Nëse nuk besoni se mund ta arrini, nuk do të jeni kurrë në gjendje që të bindni të tjerët për vizionin tuaj. Kurrë mos e vini veten në dyshim. Thuajini vese vazhdimisht se do ia dilni.

5. Merrni përgjegjësi

Merrni përgjegjësi për veprimet tuaja, për pasojat e atyre veprimeve, për të ardhmen tuaj, për vendimet tuaj, për jetën tuaj.

6. Jini këmbëngulës

Pavarësisht se sa herë rëzoheni, ngrihuni në këmbë dhe filloni sërish. Mos lejoni që dështimet të përcaktojnë kursin e jetës suaj. Trajtojini si një pedanë drejt suksesit dhe këmbëngulni.

7. Objektivat tuaj të qartë

Objektivat tuaja duhet të jenë Specifike, Të matshme, Të arritshme, Realiste dhe me Plan kohor. Këto janë thelbësore për një objektiv të realizueshëm.

8. Vazhdoni të mësoni

Kurrë mos u ndalni së mësuari. Të mësuarit do të thotë rritje. Kur pushoni së mësuari, pushoni së rrituri. Nëse pushoni së rrituri, do të “vdisni”. Dhe të vdekurit nuk mund të jenë kurrë të suksesshëm.

9. Mos hezitoni të kërkoni ndihmë

Nuk është turp të kërkosh ndihmë dhe udhërrëfim nga të tjerët. Do të ishte e turpshme që të linit diçka si krenaria e rremë, t’ju pengonte të shkonit drejt suksesit.

10. Jini aset për njerëzit përreth jush

Nëse nuk i shtoni vlerë shoqërisë në një formë apo mënyre, nuk do të jeni të suksesshëm. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button