Analiza

Të votosh, a të mos votosh? Dilema demokratike, nga Platoni tek Brexit

 

Screen Shot 2016-07-13 at 09.26.41

Referendumi britanik ka hapur debate të vjetër, për të mos thënë të lashtë, mbi demokracinë, natyrën e saj, arsyet e saj, kufijtë e saj. Disa tema madje datojnë që nga koha e Platonit dhe mund të përmblidhen në pyetjen: Përse, kur është në lojë shëndeti ynë, ne i besojmë mjekut, ndërsa kur është fjala për politikë, biznes apo qeverise, ne votojmë për “të parin që shfaqet”, në gjendje të na kënaqë me demagogjinë e tij? Kohët e fundit, pyetjen e kanë ngritur burra shteti, shkencëtarë, fitues të çmimit Nobel: do të ishte e ligjshme që të nxirrje për të votuar njerëzit, për çështje të mëdha dhe komplekse, thirrën në në kor, por kjo, vetëm pas një krahasimi të gjerë dhe të plotë të atyre gjërave që janë në lojë, në mënyrë që të zgjedhë truri, dhe jo barku, i njerëzve (Amartya Sen). Por, kush e përcakton nëse përballja e ideve është bërë vërtetë dhe nëse ajo ka qenë …

I pavdekshmi Alexis de Tocqueville shkruante se ai e donte lirinë e shtypit, por ajo duhej mbajtur e pandashme nga demokracia liberale: “Rrëfej – shkruante ai tek “Demokracia në Amerikë”, në vitin 1835 – se unë nuk kam për lirinë e shtypit, atë dashuri të plotë dhe të menjëhershme, që u dhurohet gjërave sovrane, të mira për nga natyra. E vlerësoj për të këqiat që ajo pengon, shumë më tepër se sa për të mirën që ajo sjell”. Mendoj se kjo mund të thuhet për shumicën e ligjeve që miratojnë: qofshin për pronat, apo për kontratat e punës, tatimet apo shkollën….

[real3dflipbook id=”1239″]

Leave a Reply

Back to top button