Histori

Teatri i Humbur i Izraelit. Zbulimi më i madh poshtë Murit të Lotëve

Arkeologët kanë zbuluar së fundmi një vend që quhet Teatri i Humbur i Jeruzalemit dhe gjendet në kushte mjaft të mira. Bëhet fjalë për një nga zbulimet më të rëndësishme të kryeqytetit izraelit të viteve të fundit dhe që hedh dritë mbi thesaret e fshehura të qytetit. Teatri duket një rrënojë me një kapacitet prej 200 personash dhe që daton nga koha e Perandorisë Romake.  Ky zbulim ka disa ditë që është bërë dhe u zyrtarizua nga autoriteti i antikiteteve izraelite. Gërmimet filluan në Harkun e Wilson-it (për nder të arkeologut anglez që e zbuloi në vitin 1864) dhe më pas duke parë zhvillimet nën tokë, vazhduan me punimet që të çonin drejt Murit të Vajtimeve. Punimet u udhëhoqën nga Joe Uziel, Tehillah Liberman dhe Avi Solomon. “Nga pikëpamja e një hulumtimi ky është një zbulim sensacional dhe befasues. Nuk mendonim se kjo dritare mund të na çonte tek Teatri i Jeruzalemit,”- u shpreh Uzieli për “Jeruzalem Post”. Sipas hamendësimeve të deritanishme nga historianët dhe arkeologët, ky teatër më i vogël se të tjerët të zbuluar më parë, ka qenë përdorur për koncerte akustike. Njihej si “bouleuterion”, ku mblidhej këshilli i qytetit, në rastin konkret ishte këshilli i kolonisë romake “Aelia Capitolina”. Detaje të tjera që nuk janë bërë të ditura do të publikohen në Universitetin Hebre të Jeruzalemit. Zbulimi i teatrit të humbur ishte i papritur. Kur specialistët filluan gërmimet ata nuk pretendonin të hasnin në këtë gjysëmqark të groposur poshtë tokës më të shenjtë për judaizmin që do të lejojë në një njohje më të mirë të qytetit mahnitës izraelit. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button