Enciklopedike

Teknika të shpëlarjes së trurit: Thirrje dhe këngë

Screen Shot 2016-05-22 at 08.45.57Akti i këndimit të mantrave është një tipar i rëndësishëm i shumë feve, sidomos budizmit dhe hinduizmit, dhe pothuaj çdo kishë ka mënyrën e vet të adhurimit përmes këngës së himneve. Teksa secili pjesëtar thërret apo këndon të njëjtat fjalë, me zërat e tyre që kombinohen në një kor, formohet një ndjenjë e fuqishme e identitetit në grup. Kjo, bashkë me efektet e njohur tashmë të të kënduarit, si ulja e ritmit kardiak dhe relaksimi, mund të vendosë në një dritë pozitive eksperiencën e adhurimit në grup.

Por tek kultet, përsëritja e vazhdueshme e himneve të shkurtër është projektuar për të mpirë mendjen, duke eleminuar mendimin logjik dhe futur një gjendje “trance”. Sugjestionimi i fortë është një tipar i kësaj gjendje, dhe dështimi për ta ruajtur shpesh herë shoqërohet me ndëshkime nga ana e kultit, duke garantuar zbatimin e vazhdueshëm të sjelljes ultra-konformiste.

Psikologët Linda Dubrou-Marshall dhe Stiv Eishel kanë studiuar se si “nënshtrimi ndaj induksioneve të përsëritur dhe të zgjatur hipnotizues mund të dëmtojnë aftësinë për marrje vendimesh dhe vlerësim të informacioneve të reja”, duke shtuar se “leksionet e vazhdueshme, thirrjet dhe këngët përdoren nga shumica e kulteve dhe shërbejnë për ndryshimin e vetëdijes”. Në këtë mënyrë, hipnoza përmes këndimit është një mjet që përdoret nga udhëheqësit e kulteve për të gërryer mendimin kritik në vend se të jetë për qëllime meditimi./bota.al

Leave a Reply

Back to top button