Vdekja e njërit prej presidentëve më të dashur të SHBA-ve, John Kennedyt, është tema kryesore e teoricienëve të konspiracionit.
Thuhet se rreth orës 10 të mëngjesit, operatori telefonik në Oxsnard të Kalifornisë kishte pranuar një telefonatë. “Presidenti do të vdesë në 10 minutat e ardhshme”, kishte thënë zëri i një gruaje.
10 minuta kaluan, gruaja ishte ende duke folur, duke treguar se do të ketë të shtëna armësh në orën 10:30. Ajo e kishte ndërperë lidhjen në 10:25.
Në orën 10:30 ashtu siç edhe kishte paralajmëruar zëri i gruas në telefon, u vra John F. Kennedy madje me të shtëna zjarri nëpërmjet dritares, ashtu siç kishte paralajmëruar ajo, transmeton Gazeta Express.
Ajo që është edhe më interesante, është fakti se informacioni që “në dhjetë minutat e ardhshëm do të vritet presidenti” doli të ishte i saktë, sepse ai “vonua” duke shkuar tek vendi ku është vrarë duke u përshëndetur me kalimtarët e rastit.
Edhe pse kjo është një gjë e madhe, policia kurrë nuk ka arritur ta zbulojë se kush ishte në anën tjetër të telefonit.