Ekonomi

Telefonata e çuditshme e Merkelit për Draghin

merkel draghiPërfundimisht, deklaratat e Mario Draghit, të bëra më 22 gusht gjatë mbledhjes me drejtuesit e bankave qëndrore në Shtetet e Bashkuara nuk i kanë dhënë fund konfuzionit.

Sipas Spiegel, Angela Merkel i ka telefonuar javën e kaluar presidentit të Bankës Qendrore Evropiane. Ishte kjo telefonatë për të mësuar se çfarë nënkuptonte ai kur kërkonte që  “politikat buxhetore” të luanin “një rol më të madh” në luftën kundra papunësisë së të rinjve, apo për të ndarë rezervat e saj përballë deklaratave pak ortodokse?

Nuk dihet. Një zëdhënës i Kancelarisë gjermane thjesht ka deklaruar se “të thuash se Kancelarja Merkel i ka kërkuar sqarime presidentit Draghi nuk korespondon aspakt me atë që ka ndodhur”. Ëolfgang Schäuble, ministër i Financave, i ka telefonuar gjithashtu Mario Draghit. Ai i deklaroi më pas një të përditshmeje rajonale gjermane se fjalët e presidentit të Bankës Qendrore Evropiane janë interpretuar në mënyrë të ekzagjeruar”.

Në se ndodh që Mario Draghi të pritet në Kancelari, këto telefonata nga disa janë perceptuar si një shenjë nervozizmi e qeverisë gjermane, politika rigoroze e të cilës duket se është vënë në diskutim. Edhe disa nga aletatët e saj tradicionalë, si Banka qendrore i shikojnë si një shuplakë kundra pavarësisë së Bankës Qendrore Evropiane. Eshte e vërtetë që Franca sidomos nuk është e fundit që kërkon të influencojë institutin e Frankfurtit.

Bota.al

Leave a Reply

Back to top button