Horizonti.al

Teori interesante mbi Popujt e lashtë të Detit: Lidhja Siçiliane

Screen Shot 2016-06-08 at 15.51.43Pas epokës së Popujve të Detit, ishulli i Siçilisë qe i ndarë mes tre fiseve kryesore- Elimianët, Sikanët, dhe Sikulët. Ndërsa Sikanët qenë autoktonë në ishull, Elimianët mendohet se kishin ardhur nga Azia e Vogël, dhe kishin lidhje të thella me qytet-shtetet greke të Detit Egje. Nga ana tjetër, Sukulët ishin me gjasa një fis nga Italia kontinentale. Të treja fiset mund të ketë lidhje të Popujt e Detit, por besohet se luftëtarët nga Siçilia qenë pjesë e pushtimeve nga ana e Popujve të Detit.

Në mënyrë të veçantë, këta piratë siçilianë u quajtën Shekelesh nga egjiptianët. Ndërkohë, pushtuesit e mëvonshme grekë të Siçilisë së lashtë, besonin se Sikulët kishin ikur në Trojë, pasi u mundën nga Egjiptianët. Nga atje, ata udhëtuan për në Italinë e Jugut dhe në fund në Siçili. Historianët modernë duket se konfirmojnë besimin se Sikulët dhe Elimianët ishin dy anëtaret e mposhtura të konfederates së Popujve të Detit, që gjetën strehë në Siçili. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button