Horizonti.al

Teori interesante mbi Popujt e lashtë të Detit: Lindja e madhe Indo-evropiane

Screen Shot 2016-06-09 at 07.13.48Duke pasur parasysh se shumica e Popujve të Detit vinin nga Evropa, është propozuar që inkursionet e tyre në e Mesdheun Lindor formojnë një lloj periudhe të emigrimit indo-evropian. Edhe pse kjo nuk është e sigurtë, ka të ngjarë që shumica e Popujve të Detit të fliste një gjuhë të ndryshme indo-evropiane, nga greqishtja mikenase te gjuhët e ndryshme italike të Italisë dhe Siçilisë.

Ngjashëm, shkalla në të cilën popujt e detit ndërtuan vendbanime të përhershme në lindje të Mesdheut është e diskutueshme, por ka të ngjarë që ata iu bashkuan një popullsie tjetër migratore dhe konkurrente për territore, që vinte nga Evropë dhe Azia e Vogël. Disa kanë propozuar teorinë e dyshimtë se “Popujt e Tokës” deri në veri të maleve Karpate iu bashkuan migrimit, ndërsa të tjerë kanë vërejtur se Luka, një nga Popujt e Detit, duket i ngjashëm me Lidianët ose Luvianët, dy popuj indo-evropianë nga pjesa perëndimore dhe qëndrore e Azisë së Vogël.

Në fakt, mbretëria e anadolliane e Kizuvatnës, që sot është e vendosur në Turqinë jugperëndimore, mund të ketë përfshirë kolonët nga Fenikia dhe Mikena Greke. Për më tepër, të dhënat hitite mund të tregojnë për disa nga migrimet indo-evropiane që i paraprinë Popujve të Detit, si pushtimet e Atarsijasit, një gjeneral mikenas që jo vetëm ndihmoi në vendosjen e mbretërisë greke të Ahijas por pushtoi Qipron dhe shtete të ndryshme hitite vasale, duke përfshirë Arzavën.

Leave a Reply

Back to top button