Horizonti.al

Teori interesante mbi Popujt e lashtë të Detit: Pushtimi dorian

Screen Shot 2016-06-09 at 07.12.29Edhe pse ka qenë e argumentuar se Popujt e Detit ndërmorrën udhëtimet e tyre për plaçkitje, disa historianë kanë pretenduar se ata po u largoheshin pushtimeve të vetë tokave të tyre. Lidhur me Mikenën greke, Karl Blegen nga Universiteti i Sinsinatit, propozoi idenë se populli grek i bregdetit qendror, u detyrua të largohet nga shtëpitë për shkak të pushtimit Dorian nga jugu malor.

Ndërsa shumica pretendojnë se qytet-shtete të ndryshme mikenase u shembën për shkak të fatkeqësive natyrore, ka shumë të tjerë që ende pretendojnë se grekët e Mikenës u larguan nga qytetet në flakë dhe iu bashkuan konfederatës së Popujve të Detit për të gjetur shtëpi të reja. I tërë koncepti i pushtimit Dorian, vjen nga legjenda e lashtë greke, konkretisht Herakleida, ose bijtë e Herkulit.

Në të, pasardhësit e mërguar të Herkulit, të cilët i ishin premtuar të gjithë Greqisë, filluan një luftë për të rimarrë tokën e humbur. Nga kjo, disa historianë propozuan një teori në lidhje me pushtimin e suksesshëm të Mikenës nga fise që flisnin një dialekt të greqishtes nga Lakonia. Prandaj, greqishja dorike, që flitej nga banorët e Spartës dhe Pilosit, u bë gjuha dominuese e Greqisë post-mikenase, e njohur më mirë si Epoka e Errët. Ka shumë shumë probleme me këtë teori, sidomos duke pasur parasysh mungesën e dëshmive arkeologjike në mbështetje të saj. Por ajo gjithësesi ofron një përgjigje interesante se pse u shemb qytetërimi dikur i fuqishëm i Mikenës Greke. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button