Horizonti.al

Teori të çmendura me jashtëtokësorë: Pamjet masive të UFO-ve mbi Los Angeles (Video)

Përpara Rosuellit, një incident i çuditshëm ndodhi, i cili mund të kish fituar shumë më tepër vëmendje në librat e historisë, sikur të mos kish ndodhur në mesin e Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 1942, shumë vite përpara incidentit të famshëm të Rosuellit, qyteti i Los Angelesit ishte shumë i tensionuar. Japonezët së fundmi kishin bombarduar Pearl Harbourin, kështu që çdo gjë e çuditshme që shfaqej në qiell, automatikisht merrej si sulm nga japonezët. Natën e 24 shkurtit 1942, banorët e Los Angelesit panë shumë mjete ajrore të paidentifikuara në qiell. Të gjithë i kapi paniku, duke menduar se ishin bombardues japonezë. Megjithatë, pavarësisht se qyteti nisi një sulm total të koordinuar kundër këtyre objekteve në qiell, nuk ka prova fizike që arritën të godasin ndonjë, as nuk ka prova që objektet e paidentifikuara u përpoqën të qëllojnë mbrapsht.

Disa dëshmitarë thonë se kishin parë mjete në formë tabletash. Pamje me cilësi të dobët të mara nga ajo natë bëjnë të duket si anije aliene mbi Los Angeles. Për t’i hedhur benzinë zjarrit, Marina dhe Forca Ajrore dhanë raporte kontradiktore për ngjarjen. Inidenti mund të duket shumë misterioz, por në atë kohë po zhvillohej luftë e madhe. Mund të ketë qenë thjeshtë teknologji eksperimentale. Ndoshta nuk do e marrim vesh kurrë./bota.al

Screen Shot 2016-03-24 at 11.48.39

Leave a Reply

Back to top button