Horizonti.al

Teoria e parë e krijimit të Universit u propozua më 1225 nga një peshkop, dhe kuriozitete të tjera që mund të mos i keni ditur

Mbreti i ardhshëm i Anglisë, Henri V u godit në fytyrë nga një shigjetë në betejën e tij të parë në krye të ushtrisë. Në vend se të largohej nga toka, thuhet se ai u shpreh se “do të preferonte të vdiste në fushën e betejës, sesa të njolloste reputacionin e tij ushtarak, duke ikur”. Në atë kohë, ai ishte vetëm 16-vjeç.

Megjithëse peshon vetëm 100 gramë, insekti Herkules mund të zhvendosë një peshë deri në 8 kilogramë, duke e bërë atë njërën prej specieve më të forta në botë.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, piloti sovjetik Aleksei Maresev u rrëzua nga gjermanët. Ai u tërhoq për 18 ditë, në territorin e kontrolluar nga sovjetikët. Pasi iu prenë dy dyja këmbët, Marasev mësoi si të fluturojë duke përdorur protezat, dhe u rikthye të luftojë.

Ekipi spanjoll paralimpik i basketbollit, u urdhërua të kthente medaljen e arit të fituar në Lojërat Olimpike të Sindejit në vitin 2000, pasi u zbulua se gati të gjithë lojtarët nuk kishin aftësi të kufizuara fizike.

Popullata e sotme e Irlandës, nuk është rikthyer ende në nivelin që ishte para Zisë së Madhe të Patates, në mesin e shekullit XIX.

Këshilltari i qeverisë britanike për barnat e paligjshme, u shkarkua nga detyra në vitin 2009, pasi argumentoi se ekstazi dhe LSD, ishin më pak të rrezikshme se alkooli dhe duhani.

Në vitin 2005, një tregtar i papërvojë në një bankë japoneze, u përpoq të shiste 1 aksion të kompaninë J-Com për shumën prej 610.000 jen. Në vend të kësaj, ai shiti aksidentalisht 610.000 aksione për 1 jen secilin; ose aksionet me vlerë 3 miliardë dollarë, për një çmim total prej 5.000 dollarësh.

Pas humbjes në ring përballë Don King, boksieri i famshëm amerikan Majk Tajson zbuloi një një klub fansash, ekzistenca e të cilit i ishte mbajtur e fshehtë prej vitesh. Ndër letrat e fansave, ishte ajo e një djali që ishte duke vdekur nga kanceri, dhe që kërkonte vetëm një telefonatë prej tij. Majk e mori menjëherë në telefon, por ishte një vit me vonesë. Ai u shtri përtokë dhe nisi të qante.

Në 1795, ndërsa kompozitori Jozef Hajden po vinte në skenë premierën e simfonisë së tij të 102-të, publiku u shty përpara për t’u afruar sa më pranë kompozitorit të famshëm. Pak çaste më vonë, mbi dysheme u rrëzua një llambadar pikërisht mbi vendet që sapo ishin zbrazur, duke mos vrarë asnjërin prej spektatorëve. Për këtë arsye, ajo simfoni u quajt më pas “Mrekullia”.

Sipas një sondazhi japonez të vitit 2000, japonezët besonin se shpikja e tyre më e mirë e shekullit XX-të, ishin makaronat e çastit.

Qeveria turke, thotë se në persekutimin e armenëve, nuk mund të të përmendet termi “genocid”, pavarësisht se ai u krijua në vitin 1943 nga Rafael Lemkin, enkas për të përshkruar vrasjen e armenëve nga turqit osmanë.

Spuni i parë britanik i njohur si agjenti 007, ishte dr.Xhon Di në vitin 1560. Mbretëresha Elizabet e quante atë “My Eyes” (Sytë e mi).

Një peshkop katolik i quajtur Robert Groseteste, e përshkroi në vitin 1225 Pas Krishtit lindjen e Universit si një shpërthim, dhe kristalizimin e materies, për të formuar yje dhe planete në një sërë  sferash të mbivendosura rreth Tokës. Pra rreth 4 shekuj para se Njutoni të propozonte ligjin e gravitetit, dhe 7 shekuj para teorisë së Big Bengut.

Herpesi, mund të shërbejë si një imunizues, kundër prekjes nga sëmundja vdekjeprurëse e Murtajës.

Në Luftën e Parë Botërore, francezët kishin një rregjiment të përbërë vetëm nga ushtarë me ngjyrë. Gjermanët i kishin aq shumë frikë, sa që i quanin “Hellfighters Harlem”. Ata nuk lësuan asnjëherë ndonjë cm territor, dhe asnjëri prej tyre nuk u kap rob.

Franca humbi kaq shumë punëtorë gjatë përpjekjes së saj të dështuar për të hapur Kanalin e Panamasë, sa që për një fare kohe burimi kryesor i të ardhurave të projektit, ishte shitja e kufomave (të futura në fuçi me ujë me kripë) shkollave të mjekësisë në mbarë botën. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button