Ideja se Atlantida ishte një vend historik real, dhe jo thjesht legjendë e shpikur nga Platoni, nuk u shfaq deri në fund të shekullit të 19-të. Në librin e tij të 1882, “Atlantida, një botë para përmbytjes”, Shkrimtari Ignatius Donnelly argumenton se arritjet e botës së lashtë (si metalurgjia, gjuha dhe bujqësia) duhet të jenë përcjellë nga një qytetërim i përparuar i mëparshëm, pasi të lashtët nuk ishin kaq të sofistikuar, sa për të realizuar të vetëm këto përparime.
Duke supozuar se Oqeani Atlantik ishte vetëm disa qindra metra i thellë, Donnelly përshkruante një kontinent të përmbytur nga zhvendosja e ujërave të oqeanit, që e fundosën pikërisht në vendin ku thoshte Platoni: në Oqeanin Atlantik, pak më tutje se “Shtyllat e Herkulit”, dy gurët që shënojnë Hyrjen në Ngushticën e Gjibraltarit.
Shumë kohë pasi oqeanografia moderne dhe një kuptim më të madh i tektonikës së pllakave, kanë nxjerrë zbuluar dobsinë e tezës së zhvendosjes së ujërave, disa vazhdojnë të kapen me teorinë e Donnellyt, kryesisht për shkak të faktit që ai i qëndron teorisë së Platonit, se Atlantida ishte ndodhur dikur në mesin e Atlantikut. / bota.al