Mistere

Teoria Nr. 2: Atlantida u përpi nga Trekëndëshi i Bermudës

Frymëzuar nga Donnelly (lexo këtu për më shumë) shumë studime u bënë për të zgjeruar teoritë e tij duke shtuar edhe spekulimet e veta në lidhje me vendndodhjen e Atlantidës. Një prej këtyre shkrimtarëve ishte Charles Berlitz, nipi i themeluesit të shkollave të famshme të gjuhës, si dhe autor i shumë librave mbi fenomenet paranormale.

Në vitet 1970, Berlitzi shkruante se Atlantida ishte një kontinent i vërtetë me vendndodhje në Bahamas, që kish rënë viktimë e famëkeqit “Trekëndësh i Bermudës”, një rajon i Atlantikut ku një numër anijesh supozohet që të jenë zhdukur në rrethana misterioze.

Mbështetësit e kësaj teorie vënë në dukje zbulimin e atyre që dukeshin si mure të bërë nga njeriu dhe rrugëve, të gjetura pranë brigjeve të Biminit, ndonëse shkencëtarët i kanë vlerësuar këto struktura dhe kanë arritur në konkluzionin se janë formacione shkëmbinjsh plazhesh. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button