Horizonti.al

Teoritë e konspiracionit që i dhanë tonin historisë amerikane: Komploti Dred Scott

Screen Shot 2015-07-23 at 23.51.25Çështja “Dred Scott”, ishte njëri prej rasteve gjyqësore që u shndërruan në një pikë referimi në historinë e Shteteve të Bashkuara, ku edhe pas 11 vite liri, Scott ishte ende një rob. Ai përbënte ndërkaq një kapitull të madh në konspiracionin e “Pushtetit të skllevërve”, dhe vendimi sqaroi se cilën anë mbante Gjykata e Lartë.

Reagimi i Veriut ishte zemërata unanime. Revokimi i lirisë së Scott, nuk ishte asgjë më pak sesa poshtërimi i idesë së lirisë dhe të drejtave individuale, dhe kishte vetëm një arsye pse një grup qeniesh njerëzore do të merrnin atë vendim:ata ishin një pjesë e konspiracionit Jugor.

Nëse ka patur ndonjë dyshim se në cilën anë ishte gjykata, kjo u sqarua me vendimin e këtij rasti. Rasti “Dred Scott”, i shtoi benzinë zjarrit të tensioneve të pabesueshme, mes Veriut dhe Jugut.

Ndërsa disa gazeta veriore e cilësuan vendimin si një shenjë se ata kishin humbur tashmë terren, dhe se qeveria kishte rënë në duart e komplotistëve, të tjerë e morën atë si një shenjë të sigurtë se kishin nevojë për të bërë atë që ishte e drejtë, dhe vazhduar kundërshtimin e skllavërisë.

Rasti gjithashtu doli në pah edhe në zgjedhjet presidenciale, që do të përcaktonin rrjedhën e historisë amerikane. Ndërsa Abraham Linkolni do të dënojë vendimin, ai gjithashtu foli kundër Aktit Kansas-Nebraska të vitit 1854, fitorja e parë e komplotistëve, si dhe një ligji që ishte përshtatur nga Stefën Dagllas, kundërshtari i tij.

Për Linkolnin, nuk kishte asnjë dyshim se komploti ishte e vërtetë, dhe duke e vendosur kundërshtarin e tij në atë konspiracion, i dha këtij të fundit mbështetje nga ata që ishin skllavopronarë të bindur, dhe që nuk do të ndaleshin derisa ta  përhapnin skllavërinë në të gjithë botën e lirë.

Leave a Reply

Back to top button