Enciklopedike

Teoritë e konspiracionit që i dhanë tonin historisë amerikane: Shoqata Mbrojtëse Amerikane

Screen Shot 2015-07-22 at 20.30.38Shoqata Mbrojtëse Amerikane (APA), u formua me një qëllim madhor në mendje – të parandalonte që katolikët të mbanin poste publike. Ajo u themelua në Ajoua në vitin 1887, në përgjigje të bindjes se Kisha Katolike e Romës, kishte një axhendë të errët: të kundërshtonte të gjitha vlerat që mbronte e mbi të cilat ishte themeluar Amerika.

Ata kishin dëshmitarë për ta provuar këtë, duke pretenduar se kishin dëshmi nga ish priftërinj që kishin parë një dem të fshehtë papnor që urdhëronte një masakër të gjithë protestantëve, gjatë festës së Shën Injacit në vitin 1893.

Në ballë të ushtrisë ushtrisë anti-amerikane të Kishës ishin “Kalorësit e Kolombit”, gjoja pjesë e një fushate për ta gjunjëzuar Amerikën. APA ishte fillimisht një shoqëri e fshehtë, aleate me republikanët dhe e formuar me dekretin anti-katolik “Know-Nothing”, si bazë të besimeve të tij.

Shumica e anëtarëve të saj ishin protestantë, dhe ata publikuan trakti pas trakti mbi komplotin që do të rrënonte Amerikën- trakte që panë një rigjallërim në popullaritet, kur u zgjodh si presidenti Xhon Kenedi. Ata pretendonin se gjysma e institucioneve publike të vendit drejtoheshin nga katolikët, edhe pse rreth 12.5 për qind e popullsisë ishte katolike.

Shoqata ishte mëse e lumtur për të ndihmuar shtimin e mosmarrëveshjeve, duke shpërndarë literaturë sipas së cilës Papa Leoni XIII, kishte publikuar një doktrinë që i çlironte amerikanët nga çdo detyrim ndaj vendit të tyre. Kjo doktrinë deklaronte se katolikët ishin përgjegjës, vetëm për besnikërinë e tyre ndaj Kishës.

Pretendimet – sidomos ato mbi masakrat e përfolura ndaj protestantëve – u morrën shumë seriozisht. Përveç qytetarëve që armatosën veten, në mënyrë specifike kundër kërcënimit të dhunës katolike, kryetari i Toledos thirri në ndihmë madje edhe Gardën Kombëtare, si një masë paraprake kundër masakrës.

Ata që iu bashkuan rradhëve të APA-s, u betuan të mos ndihmojne zgjerimin e katolicizmit në Shtetet e Bashkuara, të mos punësonin katolikë, apo të mos hynin në çfarëdolloj marrëveshje apo kontrata me këta të fundit.

Ata gjithashtu u betuan të mos mbështesnin zgjedhjen e një katoliku, dhe “të zhvillonin një luftë të vazhdueshme kundër injorancës dhe fanatizmit; (. . . dhe për të) thyer prangat dhe zinxhirët e bindjes së verbër ndaj Kishës Katolike Romake”./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button