Horizonti.al

Teoritë e konspiracionit që i dhanë tonin historisë amerikane: Tomas Xhefersoni kërkoi t’i japë fund botës

Screen Shot 2015-07-25 at 10.26.19Zgjedhjet presidenciale të vitit 1800, ishin tej mase sarkastike, dhe Federalistët hodhën çdo lloj akuze të mundshme ndaj Tomas Xhefersonit, duke e vendosur atë në mesin e një komploti të madh, që synonte rrëzimin e gjithë qeverive të botës, t’i jepte fund krishterimit, dhe vinte të gjitha pronat private në duart e disa të përzgjedhurve.

E gjitha kjo ishte e orkestruar nga Iluminati. Grupi, që kishte agjentët e saj në gjykaten franceze dhe shkaktoi Revolucionin Francez, synonte të bënte të njëjtën gjë në Amerikë, dhe ata do të përdornin Xhefersonin për këtë qëllim. Federalistët vunë në dukje lidhjet e ngushta të Xhefersonit me francezët, duke shtuar se ai ishte rekrutuar në fshehtësi nga Iluminati, teksa kishte kaluar disa kohë në gjykatën franceze.

Iluminati tashmë kishte reputacionin e një grupi hije me njerëz të fuqishëm, të cilët ishin duke u përpjekur të merrnin kontrollin e botës. Duke përdorur Xhefersonin, ata synuan që të luanin me frikën se ata ishin tashmë tek porta, taktikë që natyrisht nuk funksionoi.

Xheferson ndërkaq supozohej se ishte  një ateist i paepur, dhe që nuk dukej si personi i duhur për një marrëveshje të madhe. Por lloji i ateizmit që shkonte përkrah me llojin e personit që i ishte bashkuar komplotit për të shkatëruar botën që njihej deri atëherë, ishte pa asnjë diskutim një lloj i rëndë ateizmi.

Një nga zëdhënësit më të përcaktuar të pasojave, që mund të sillte një fitore e Xhefersonit ishte Timoti Duajt, asokohe president i Universitetit të Jeilit. Nëse Xheferson zgjidhet president, paralajmëroi Duajt, Bibla do të digjet. “Vrasja, grabitja, përdhunimi, tradhtia bashkëshortore, dhe incesti do të mësohen dhe praktikohen në mënyrë të hapur dhe ajri do të mbushet me klithma e ankth, toka do të ngjyhet me gjak, kombi do nxihet nga krimet”. Eshtë e panevojshme të thuhet, se Xheferson gjithsesi fitoi./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button