Horizonti.al

Teoritë e konspiracionit që i dhanë tonin historisë amerikane: Uilliam Pellej dhe Këmishë- argjendtët

Screen Shot 2015-07-25 at 10.23.40Dikur një gazetar i “Saturday Evening Post”, dhe skenaristi i filmave horror në Hollivud, Uilliam Pellej e ktheu përfundimisht vëmendjen e tij ndaj botës reale. Kur ai e pa me imtësi, iu duk se zbuloi një komplot të madh tek përgjonte nëpër hije.

Pasi kaloi disa kohë duke punuar në Rusi, ai u bindur se komunizmi nuk ishte asgjë më pak, sesa një komplot mbarëbotëror, i orkestruar nga hebrejtë dhe i projektuar për t’u dhënë atyre kontrollin e botës.

Komunizmi, sipas Pellej, ishte një front i një grupi të fshehtë hebrejsh, të cilët ishin edhe pjesë e Iluminatëve. Kur Pelley u bë aktiv në politikë, ai sulmoi presidentit Ruzvelt, duke deklaruar se “New Deal” ishte edhe një degë e komunizmit.

Depresioni i Madh ishte orkestruar për ta gjunjëzuar Amerikën, por Pellej gjeti shpejt dikë që e kuptoi realisht:Hitleri. Në vitin 1933, pro-nazisti Pellei, formoi Këmishat e Argjendta, si një version amerikan të këmishëzinjve të Musolinit në Itali, dhe mbështetësit me këmisha të kafta të Hitlerit në Gjermani.

Ai besonte se anglezët ishin Izraelitët e vërtetë, dhe se Ardhja e Sytë ishte e pashmangshme (në 17 shtator 2001, sipas piramidave në Giza), dhe se Krishti do të përfundonte atë që kishte filluar Hitleri. Pellej kërkonte nga Këmishë-argjendtët e tij të ishin aty të gatshëm, duke e pritur për ta ndihmuar. Nga mesi i viteve ‘30, organizata kishte rreth 15 mijë anëtarë, por që e pati jetën e shkurtër.

Pellej u arrestua, dhe u akuzua për një gamë mbresëlënëse akuzash, dhe nga koha kur lufta filloi me zell, lëvizja e tij e humbi popullaritetin. Anëtarët do të mbjellin farën e urrejtjes tek grupe të tjera, duke siguruar se besimi i verbër i Pellej për një komplot botëror hebre, do të vazhdonte të jetonte./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button