Enciklopedike

Teoritë e konspiracionit që i dhanë tonin historisë amerikane: Vdekja e presidentit Zakari Tajlor

Screen Shot 2015-07-17 at 21.16.45Nga Debra Kelly

Ka diçka në natyrën e njeriut, që thjesht e dashuron një teori të mirë konspiracioni. Ne s‘mund të vijmë në ndihmë, duke u tërhequr në sekrete dhe thashetheme. Edhe pse ndonjëherë, teoritë e konspiracionit kanë patur aq shumë ndikim, sa i kanë dhënë formë historisë. Historia e Shteteve të Bashkuara, është e mbushur me komplote, që nga themelimi i shtetit, tek Lëvizja për të Drejtat Civile dhe më gjerë.

Vdekja e presidentit Zakari Tajlor

Pas 16 muajve në mandatin e tij të parë si president, Zakari Tejlor papritmas u sëmur dhe vdiq. Kjo ngjarje, zakonisht i atribuohet një grushti qershish të këqija dhe pak qumështi të prishur, por duke qenë se kjo ngjarje ndodhi në kulmin e Luftës Civile, u bë një objektiv i përsosur për teoricienët konspirativë.

Qëndrimi i Tejlorit ndaj skllavërisë ishte i paqartë. Edhe pse ai vetë kishtë në pronësi skllevër, dhe favorizoi zgjerimin drejt perëndimit dhe luftën me Meksikën, nuk e mbështeti ndërkohë idenë e zgjerimit të së drejtës për të patur skllevër edhe në perëndim.

Kjo përbënte padyshim një problem, për ata që donin të ruhej sistemi skllavopronar dhe madje të përhapej më tej. Ndërkohë që vetëm kjo do të ngrejë vetullat e ndonjë teoricieni komplotist- ngjashmëritë e shumta mes sëmundjes së Tejlor dhe simptomave të helmimit me arsenik.

Disa anëtarë të Partisë së sapolindur Republikane, e cila ka mbajtur një qëndrim kundër skllavërisë, ishin të sigurtë se vdekja e Tejlorit, nuk ishte aksidentale. Ata gjithashtu dyshonin se do të kishte objektiva të tjerë për t’u eleminuar –Endrju Xhekson, Xhejms Bukanan, dhe Uilliam Henri Herrison. Në prag të zgjedhjes së Linkoln, ata besonin se kushdo që kishte helmuar Tejlorin, do të tentonte të eleminonte edhe presidentin e ri.

Dhe Linkolni u mbyt me letra paralajmëruese, që të ishte i kujdesshëm me ushqimin e vet. Pasi  Linkolni u vra, fjalimet që i referoheshin vdekjes së Tejlorit me implikimin e vrasjes së Linkolnit, ishte vetëm një hap tjetër në teorinë e konspiracionit.

Gazeta “Baltimore Sun” madje shkoi aq larg, sa përmendi edhe emra. Sipas raporteve që u publikuan pak ditë pas vdekjes së Tejlorit, zv.president i ardhshëm i Konfederatës, Aleksandër Hemilton Stefëns dhe kongresmeni i Xhorxhias Robert Tombs, treguan deri edhe dhomën ku lëngoi i sëmurë Tejlori, me kërcënimet e censurës, nëse ai nuk duhet të votonte në mënyrë e duhur.

Jugu pro-skllavërisë, ka qenë në krye të ndërtimit të komplotit. Edhe pse mendohej se Tejlor nuk ishte e plotësisht kundër skllavërisë, ai po përpiqej gjithësesi të pengonte përhapjen e saj, dhe kjo ishte qartazi e papranueshme./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button