Analiza

Teoritë konspirative për vrasjen e Boris Nemtsovit

Nga Pascal Boniface

Drejtor i Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare Strategjike, Francë

Çfarë na mëson kjo vrasje për pushtetin në Rusi nga një pikpamje politike?

Screen Shot 2015-03-05 at 16.35.53Vrasja e kundërshtarit kryesor të Vladimir Putinit disa qindra metra nga muret e Kremlinit, është një ngjarje shumë e rëndë e cila pasqyrohet me një klimë shumë të sëmurë në planin politik. Sigurisht është herët për të bërë hipoteza, për të mësuar se cili e ka kryer këtë krim, por kjo është shenjë e një atmosfere të përgjithshme politike që nuk të lejon të marrësh frymë. Kur kundërshtari kryesor politik, njëri nga më të njohurit, u ekzekutua aq afër vendit të pushtetit, kjo ishte një kataklizëm. Kjo është shenja e një regjimi dhe e një shoqërie në një situatë shumë të keqe dhe në të cilën debati politik, në mënyrë të dukshme nuk zhvillohet normalisht. Ndërsa është e parakohshme ti atribuohet krimi Putinit, ka një klimë politike të përgjithshme ku fjalimet e urrejtjes dhe cilësimi tradhëtar i atdheut i personave që nuk janë në linjën e pushtetit të shpien në këtë lloj rëshqitjeje kriminale.

Disa shprehen se prapa saj është Vladimir Putini dhe të tjerë pohojnë se duke e caktuar atë si fajtor fillestar dhe menjëherë, ai nuk mund të jetë përgjegjës i vrasjes. Kështu gëlojnë teoritë e komplotit të CIA për Putinin.

Sigurisht një nga hipotezat e cila mund të qëndrojë është ajo e një grupi ekstremistësh të djathtë apo ultra nacionalistët të cilët kanë dashur të bëjnë të heshtë çdo kundërshtim të politikës aktuale të Putinit dhe të Rusisë. Nga një anë tjetër, kjo vrasje zgjoi një opozitë e cila ishte në gjumë qysh me ngjarjet në Ukrainë. Boris Nemtsovi ishte një kundërshtar i politikës së Putinit në përgjithësi, dhe për Ukrainën në veçanti. Por nuk duhet neglizhuar fakti që nëse Putini është kritikuar në botën perëndimore për ngjarjet në Ukrainë, përkundrazi ai është i mbështetur në vendin e tij për këto ngjarje.

A mendoni ju që në mënyrë paradoksale, kjo vrasje mund të lejojë një kthim apo një afirmim të opozitës ndaj pushtetit rus?

Në fakt debati i vërtetë është të dimë se kur do të zgjohet realisht opozita. Dhe ky rast ishte të nesërmen e vrasjes së Boris Nemtsovit, ku me dhjetëra-mijëra njerëz manifestuan kundër këtij krimi. Për Rusinë ky ishte një manifestim i rëndësishëm. Problemi me opozitën në Rusi është se ajo është e ndarë. Janë liberalët mbi të cilët akoma rëndojnë rezultatet e këqija ekonomike të viteve 90, privatizimet e nxituara dhe të bëra në përfitim të të afërmeve. Këta liberalë ku bënte pjesë dhe Nemtsovi ishin në pushtet në kohën e Jeltsinit; ata janë shumë më pak popullorë në Rusi se sa në gjirin e botës perëndimore. Janë dhe ultranacionalistët dhe ish komunistët. Por këta grupime politike nuk arrijnë të bashkohen, pasi ato kanë programe krejtësisht të kundërta.

Si e shpjegoni vështirësinë e lindjes së opozitës në Rusi?

Mund të mendohet se fakti që opozita të reduktohet në qetësi siç bën Putini nuk do të jetë e përjetshme. Në vitin 2012, ai u rizgjodh me më shumë vështirësi se sa mendohej. Do të ketë përfundimisht një shoqëri civile dhe një opozitë që do të zhvillohet në Rusi, si në të gjitha vendet. Problemi është se për momentin, zhvillimi i kësaj shoqërie civile e cila kërkon të drejtat dhe akuzon politikën e Putinit dhe rrëshqitjet e saj të brendshme është anestezuar nga mjedisi strategjik, sidomos për krizën ukrainase, kërkesat demokratike duke u fshehur mbrapa mobilizimit patriotik. Derisa kjo klimë tensionesh do të zgjasë, opozita do të ketë vështirësi që të lindë në mënyrë të fuqishme. Kjo do të ndodhë megjithatë sepse klasa e mesme do të bëhet gjithnjë e më e frikshme. Sapo kur një vend tund kërcënimin e jashtëm, çdo opozitë ndaj pushtetit ka më tepër vështirësi që të dëgjohet dhe kjo është e vërtetë për të gjitha vendet e botës.

A është në përputhje me ngjarjen zemërimi i komunitetit ndërkombëtar?

Sigurisht i gjithë komuniteti ndërkombëtar indinjohet kundër vrasjes së një opozitari. Dëshirojmë që të gjinden jo vetëm autorët, por para së gjithash porositësit e kësaj vrasje, gjë që nuk ndodhi për gazetaren dhe militanten e të drejtave të njeriut, Anna Politkovskaïa. Vrasja e Boris Nemtsovit ishte një ekzekutim i përsosur, i planifikuar, i përgatitur; autorët e saj nuk ishin amatorë. Zbulimi i kësaj vrasje do të jetë një test për regjimin.

s.m./www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button