Horizonti.al

Paradoksi i Fermit shpjegon, si ka mundësi që nuk i kemi gjetur ende alienët?

Screen Shot 2016-04-11 at 16.48.05

Ne si milingonat… Ja pse nuk perceptojmë dot Planetin X…

Le të themi që kemi një kodër milingonash në mes të pyllit. Dhe mu në krah të saj, po ndërtojmë një super autostradë me dhjetë korsi. Dhe pyetja është: ‘A do të jenë në gjendje milingonat që të kuptojnë se cfarë është një autostradë me dhjetë korsi? A do të jenë në gjendje të kuptojnë teknologjinë dhe qëllimet e qenieve që ndërtojnë autostradën mu pranë tyre?”

Pra, nuk është se ne s’mund të kapim sinjalet nga Planeti X duke përdorur teknologjinë tonë. Ne thjeshtë nuk mundemi as të kuptojmë se cfarë janë qeniet nga Planeti X dhe cfarë po përpiqen të bëjnë. Eshtë kaq shumë përtej kuptimit tonë, saqë edhe po të donim vërtetë të iluminoheshim, do të ishte njësoj si të përpiqeshe t’u mësoje milingonave internetin.

Kur Pizarro shkeli në Peru, a u ndal që të komunikonte me milingonat? A u përpoq t’i ndihmojë? A u bë armiqësor dhe e ndali misionin fillestar, me qëllim që të shkelte dhe shembte kodrën e milingonave? Apo mos vallë kodra e milingonave ishte krejt e parëndësishme për Pizarron? Kjo mund të jetë situata jonë këtu mbi Tokë./bota.al

Leave a Reply

Back to top button