Zodiak

Tërheqja e Venusit do shkaktojë probleme për shenjat e horoskopit

Gjatë gjithë verës kemi vuajtur efektet negative të tërheqjes së Merkurit! Ngërç në komunikim, vendime të gabuara dhe luhatje humori !! Ishin të pakta shenjat ato që nuk u ndikuan nga kjo ngjarje astrologjike! Nëse mendoni se gjithçka mbaroi, prisni ! Venusi, po përgatitet për t’u tërhequr dhe yjet kanë plane për ju (shumica aspak të këndshme) ! Nga data 5 tetor deri më 15 nëntor , por sa nervoz duhet të jeni e si do të ndikojë kjo gjë tek 12 shenjat e horoskopit, do e shpjegojmë më poshtë!

Tërheqja e një planeti do të thotë që fuqia e këtij të fundit ulet dhe nuk ka atë ndikim sa ç’mund të ketë pasur më parë ! Në këtë rast, Venusi , planeti që rregullon problemet e dashurisë dhe anën financiare do të na lërë në baltë ! A paralajmëron kjo gjë ndarje në çift apo probleme me paratë?

Jo, ne do të jemi mirë, por duhet të kuptoni dhe vetë që ka ardhur koha të ndryshoni diçka në jetën tuaj! Nëse prej kohësh nuk bëni asgjë dhe keni rënë në grackën e monotonisë, ky ndryshim astrologjik do t’ju zhysë edhe më shumë, sipas living. Duhet të ngrini pyetje, t’u përgjigjeni, të merrni përgjegjësi e të bëni përpara !

Çfare duhet të bëni?

Pastroni dollapin tuaj (tani është koha). Mendoni për shitjen e sendeve që nuk i doni më ! Mendoni si mund të rrisni të ardhurat tuaja këtë muaj. Monitoroni investimet tuaja. Mos shpenzoni pa kriter pasi nuk është momenti i duhur

Bëni një ndryshim në pamjen tuaj të jashtme! Një lyerje flokësh, një stilim ndryshe mund të jetë gjitçka keni nevojë ! Mos e lini veten pas dore (trajtimet në kushte shtëpie, do të ishin më efektive, sesa ato në qendrat estetike)

Leave a Reply

Back to top button