Analiza

Tërmeti i ardhshëm i Obamës

Screen Shot 2015-04-01 at 11.39.18 AMNga Jackson Diehl

“Uashington Post”

Sulmi retorik i presidentit Barak Obama mbi Benjamin Netanjahun javën e kaluar, ishte pjesërisht produkt i inatit. Por gjithashtu ai përgatiti terrenin, për atë që mund të jetë një tjetër ofertë e Obamës për një trashëgimi të politikës së jashtme, në nivel të ngjashëm me hapjen e tij ndaj Kubës, pra një marrëveshje e mundshme për programin bërthamor të Iranit.

Duke i deklaruar të “vdekura” negociatat e paqes izraelito-palestineze dhe duke fajësuar për këtë z. Netanjahu, Obama la të kuptohet se do të shihte përpara drejt një rezolutë të mbështetur nga SHBA në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, që do të caktonte kushtet për një rregullim paqësor.

E konceptuar si një përditësim i Rezolutës 242 i OKB-së, që ka qenë pjesë e kornizës për “procesin e paqes në Lindjen e Mesme”, që në vitet ‘60, ideja mbështetet tek krijimi i kushteve për një zgjidhje, mbi të cilën izraelitët dhe palestinezët nuk kanë

qenë në gjendje të bien dakord për dekada të tëra, siç është për shembull statusi i ardhshëm të Jeruzalemit.
Jo rastësisht, kjo do t’i sigurojë Obamës një trashëgimi në Lindjen e Mesme, të cilën ai e ka dëshiruar që prej ditës së tij të parë në detyrë. Pavarësisht nëse e përshpejton ose jo krijimin e shtetit palestinez (dhe ka shumë të ngjarë se jo), iniciativa e Obamës do të shkaktojë padyshim një tërmet në marrëdhëniet e SHBA-së me jashtë, dhe rolin e Izraelit në botë.

Për gati gjysëm shekulli, Shtetet e Bashkuara ka mbajtur qëndrimin se kushtet për një zgjidhje të paqes mes izraelitëve dhe palestinezëve, duhet të vinin pasojë e bisedimeve dhe jo si një imponim nga ana e palëve të jashtme. Në Kombet e Bashkuara, ka qenë thuajse përherë e sigurtë se Uashingtoni do të vendoste veton, ndaj rezolutave që kishin për qëllim të detyronin Izraelin të pranonte kushtet. Tani Obama po mendon të ecë përpara me një rezolutë, e cila është hartuar vitin e shkuar nga Sekretari i Shtetit Xhon Kerri në Lindjen e Mesme, dhe ekipi e tij negociues në Departamentin e Shtetit.

Gjuha e përdorur, ishte një përgjigje ndaj përpjekjeve të palestinezëve dhe Francës, për të fituar mbështetje për rezolutat e Këshillit të Sigurimit, pas rrëzimit të përpjekjes se Kerrit për të marrë pëlqimin izraelit dhe palestinez për një “marrëveshje kornizë”. Franca njoftoi të premten se do të rinovojë nismën e saj , duke i dhënë Obamës mundësinë e një nisme të re.

Presidenti amerikan zgjodhi të mos të vazhdojë aksonin e tij diplomatik nëntorin e shkuar, pas apeleve nga kundërshtarët e brendshëm të Netanjahut, të cilët ishin duke shpresuar se do e mposhtnin këtë të fundit në zgjedhjet e këtij muaji. Tani që ndëshkimi i Shtëpisë së Bardhë ndaj Izralit është në process, qeveria e re që pritet të formohet në Tel Aviv, nuk ka asnjë detyrim për të zbatuar angazhimet e dikurshme. Si në rastin e rivendosjes së marrëdhënieve me Kubën, Obama gjithashtu mund të mos respektojë konsideratat e brendshme politike, që e kufizojnë atë para se të fillojë “tremujorin e katërt” të tij në zyrë.

Zyrtarët e administrates, thanë javën e kaluar se presidenti nuk ka vendosur ende, nëse do të mbështesë rezolutën franceze, apo do të ofrojë një alternativë të SHBA-së. Nëse ai e bën këtë

përpjekje, Obama ka gjasa ta gjejë veten të mbërthyer nga të njëjtat çështje të mprehta, që kanë penguar negociatat që janë zhvilluar gjithë këtë kohë.

E para ka të bëjë me parametrat për shtetësinë palestineze, që duhet të përfshihen në një rezolutë të OKB-së. Gjuha administrative, ndoshta do të përcaktojë se territorit e Palestinës do të bazohen në kufijtë e para 1967 të Izraelit me Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës, me këmbime territoriale për të lejuar aneksimin e disa vendbanimeve hebreje të Izraelit. Më shumë gjasa kjo do të thotë se Jerusalemi, do të jetë kryeqyteti i të dy kombeve.

Zyrtarët izraelitë, të cilët janë në dijeni të draftit të SHBA-së, thonë se ndërsa këto kushte, që kërkohen shumë nga palestinezët, do të ishin veçanërisht disa nga prioritetet më të mëdha të Izraeli, do t’i mbulonte me një gjuhë shumë sipërfaqësore. Një përshkrim i masave të sigurisë, do të kërkojë përgjigje ndaj pyetjes, sesi saktësisht do të parandalohet që Bregu Perëndimor dhe Gaza të shndërrohen në një trampolinë nga ku do të nisnin sulmet ndaj Izraelit, ndërsa çështja e mprehtë e

refugjatëve palestinezë do të trajtohet përmes një thirrje për një “zgjidhje të dakorduar”.
Rezultati mund të jetë ndërlikimi i çfarëdolloj lëshimi izraelit për territore ndaj palestinezëve, në këmbim të “kthimi të refugjatëve”, ndërsa Këshilli i Sigurimit tashmë do të kishte mandatuar pozicionin e Izraelit. Megjithatë, drafti i SHBA-së ndoshta mund të ketë ndonjë element që mund të kënaqë Netanjahun dhe xhindosë liderin palestinez Mahmud Abaz:kushtin që Izraeli të mbetet atdheu i popullit hebre.

Refuzim kategorik i këtij parimi nga ana e Abaz, ndihmoi në sabotimin e diplomacisë së Kerrit, dhe pothuajse me siguri do të thotë se palestinezët do t’u bashkohen izraelitëve në refuzimin e rezolutës. Atëherë përse të shkohet përpara me një tekst, që të dyja palët do ta refuzojnë? Shpresa e Obamës, është se nisma e tij mund të fitojë mbështetjen unanime të Këshillit të Sigurimit dhe caktojë termat e referencës për një zgjidhje në të ardhmen, mesa duket nën liderët e ndryshëm izraelitë dhe palestinezë.

Më së paku, presidenti amerikan përfundimisht mund të bëhet “gjyshi i paqes” në Lindjen e Mesme. Diplomatët që nga viti 2000 dhe deri tani, kanë

folur për “parametrat Klinton”, do të tani e tutje do flasin për “kornizën Obama”. Natyrisht mund të ketë edhe efekte të tjera, mes tyre edhe një çarje es paparë në marrëdhëniet SHBA-Izrael, si dhe një përshpejtim i madh i lëvizjes globale për të bojkotuar dhe vendosur sanksione ndaj shtetit hebre, në rast se me gjasë Tel Aviti do të refuzojë propozimet e OKB-së. Por duke gjykuar nga sjellja e Obamës me sulmin e ashpër ndaj Netanjahut javën e kaluar, presidenti amerikan mund ta mirëpresë këtë trashëgimi.

a.g./www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button