Shumë teste të personalitetit mund të duken si zbavitje të thjeshta dhe shumë i klasifikojnë si jo aq bindëse, por askush nuk mund t’u rezistojë atyre, sidomos kur vlerësimi i personalitetit bazohet në një imazh.
Të gjithë jemi bërë kuriozë kur jemi përballur me një test të imazhit! A e dini se në shumë intervista pune, testet përdoren për të vlerësuar qëndrimet e kandidatëve?
Testet mund të na befasojnë! Vetëm psikologët e përdorin këtë lloj vlerësimi të personalitetit për të ditur me kë po flasin, dhe është diçka që mund të bëni kur mendoni se i njihni mjaftueshëm. Mënyra se si e perceptojmë botën ndikon drejtpërdrejt në karakterin tonë dhe kjo, nga ana tjetër, ndikon mbi gjithçka rreth nesh.
Merrni një moment për të kryer këtë test që nuk ka ndërmend të parashikojë ngjarjet e ardhshme, por do t’ju ndihmojë të dini se si gjërat mund të ndikojnë në veprimet tona të përditshme. I vetmi kusht është që ju të mos mendoni shumë, thjesht shikoni imazhin dhe vini re se cila është gjëja e parë që tërheq vëmendjen tuaj. Nuk ia vlen të analizohet shumë. Duhet të jeni spontanë dhe të shpejtë.
Kur shihni më shumë detaje figurën, do të shihni gjëra të tjera, por ajo që ka rëndësi është imazhi i parë. A jeni gati?
Cila është gjëja e parë që patë?
Një ujëvarë
Njerëzit që e shohin një ujëvarë në këtë imazh zbulojnë një personalitet të qetë dhe të heshtur, por ata shpejt zhvillojnë strategji për të adresuar situatat më komplekse që lindin papritur.
Ju pëlqen të jeni në lëvizje, të gjeneroni gjëra të reja dhe ju nuk mund të qëndroni në të njëjtin vend për një kohë të gjatë, sepse kjo ju bën të ndjeheni sikur jeni duke humbur kohën tuaj. E urreni mërzinë! Ju pëlqen shpirti aventuresk dhe ndiheni më mirë në ajër të hapur, në kontakt me natyrën.
Ju mbush shpirtin, rimbusheni me energji dhe ju lejon të vazhdoni përpara. Ashtu si ujëvara, dëshira juaj për lëvizje është e pandalshme.
Fytyra e një gruaje të moshuar
Kush fillimisht sheh fytyrën e një gruaje të moshuar, ka një shpirt krijues dhe të pandalshëm, që gjithmonë dëshiron të mësojë më shumë. Jeni njerëz pozitivë, të cilët gjithmonë shohin anën e mirë të gjërave dhe nuk mbyteni që në dështimin e parë. E dini se si të gëzoni gjithçka, madje edhe gjërat e këqija!
Kur arrini moshën madhore, e dini se jo të gjithë mund ta kuptojnë një frymë optimiste dhe mund të zhvilloni mekanizma për të qëndruar larg nga ata që kërkojnë t’jua shuajnë entuziasmin.
Ti e di se si të shohësh mundësitë për të mësuar në çdo situatë.
Buzëqeshini botës dhe mos lejoni asgjë të anullojë pasionin tuaj për jetën!
Një grua e ulur
Nëse ju patë një grua që rri ulur, keni një personalitet të ndjeshëm, gjë që tregon se ju jeni një i person drejtë dhe i nderuar, diçka që me kalimin e kohës do të bëjë që ju të vuani, për shkak të padrejtësive të botës dhe jetës në përgjithësi.
Ju e dini që gjërat nuk janë gjithmonë ashtu si duam të jenë, por ju nuk mund ta ndalni vuajtjen nga të gjitha pabarazitë që ndeshni përgjatë rrugës.
Ju jeni një person që gjithmonë kujdeset për familjen dhe miqtë dhe ju pëlqen t’i mbroni me thonj e me dhëmbë.
Ju e dini se si ta jepni dashurinë tuaj pa interes dhe pa kërkuar shpërblim. Kjo do të bëjë që edhe të provoni disa zhgënjime, por në të njëjtën kohë do të keni forcë që të shëroheni dhe të qëndroni ata që jeni, sepse në të njëjtën kohë forca e bindjeve tuaja do të përballet me sfidën e një padrejtësie të re.
Një tradhëti nuk do t’ju gjunjëzojë! Ju keni një forcë të admirueshme që është motori që ju çon përpara dhe drejt të tjerëve. Kjo është një përgjegjësi e madhe që ju keni qenë në gjendje ta pranoni!
Fytyra e një gruaje në shkëmbinj
Ky imazh është mjaftueshëm i fshehur nga imazhi kryesor dhe jo shumë njerëz e vënë re në fillim. Por në rast se kjo është gjëja e parë që keni parë, ju zbulon se ju jeni një person mjaft i pasigurt, i cili ka frikë të largohet nga zona e rehatisë dhe të shfrytëzojë mundësitë që ju ofron jeta.
Ju dëshironi që të tjerët të vlerësojnë përpjekjet tuaja, por për t’i marrë këto vlerësime duhet të filloni të luftoni dhe të bëni diçka të rëndësishme. Kjo ju bën të jeni pakëz dyshues, por njerëzit me të cilët lidheni, e dinë se mund t’ju besojnë dhe nuk do t’ju lënë kurrë në baltë.
Ata që kanë fituar dashurinë tuaj kanë gjetur tek ju një mik besnik, të aftë për sakrificë të madhe për të ndihmuar kur kanë nevojë. Jo të gjithë mund të kenë një mik si ju! / Bota.al