Enciklopedike

Test psikologjik: Cila derë ju tremb më shumë?

Shih fotografinë dhe zgjidh se cila prej gjashtë dyerve të duket më e frikshme. Domethënë zbulo se çfarë do të thotë për personalitetin tënd dhe pengesat që do të duhet të kapërcesh.

1. Shtëpia e braktisur

Nëse dera e shtëpisë së braktisur ju frikëson më shumë, kjo do të thotë që jeni shumë inteligjent dhe analitik, keni mundësinë të shihni gjërat ashtu siç janë me të vërtetë. Për ju, vlerat nuk janë të negociueshme dhe ju i mbroni gjërat më të rëndësishme në jetën tuaj. Muri i zbukuruar është një shenjë se keni mure emocionale dhe shpirtërore rreth jush, dhe kjo e bën të vështirë që të tjerët t’ju qasen. Drita, nga ana tjetër, tregon se, pavarësisht kufizimeve tuaja, ju doni të hapeni me njerëzit, të shkoni drejt miqve të vërtetë. Ju doni të merrni kontakt emocional me njerëzit, jo vetëm intelektualisht, siç jeni mësuar.

2. Shkallët

Siç zbulohet nga kjo derë, ju doni të jetoni jetën tuaj në plotësi, duke përfituar nga të gjitha mundësitë që ju ofrohen. Ju keni një tendencë të mendoni me tepri, por keni një dashuri për veten tuaj që ju çon përpara. Thesari që po kërkoni është shëndet më i mirë, dhe për këtë ju nevojitet ushqim më i mirë dhe kujdes për veten.

3. Shpella

Ju pëlqen të jeni në shoqërinë e vetvetes, sepse në një pikë të caktuar në situata të ndryshme, ju largoheni nga zhgënjimi dhe trishtimi. Ju keni vlera dhe prioritete, ju e doni lirinë dhe pavarësinë tuaj. Ju po jetoni një periudhë të mirë në jetën tuaj, ndjeheni të lumtur për atë që po bëni tani. Kërkimi juaj është për dashuri, në të gjitha nivelet.

4. Kasollja

Nëse kasollja ju frikëson më shumë se dyert e tjera, ju jeni empatik dhe merakoseni për njerëzit rreth jush, që do të thotë që jeni një person i mirë. Kasollja simbolizon dashurinë dhe sigurinë, por duke qenë që mungon, ajo përfaqëson mungesën e saj. Ju doni pasurinë, dhe e dini se ajo do punë dhe angazhim për t’u fituar. Megjithatë, mbani në mendje se të dashurit tuaj kanë nevojë për mbështetjen tuaj më shumë se çdo thesar material.

5. Tuneli i errët

Nëse keni frikë të hyni në tunelin e errët, është një mesazh që jeni emocionalisht inteligjent, por që duhet të jeni më në kontakt me emocionet tuaja dhe të kuptoni më mirë ndjenjat tuaja. Përqendrohuni në zgjidhjen dhe jo në problemin. Kërkimi juaj për besim është i lidhur drejtpërdrejt me origjinalitetin e shprehjes së ndjenjave tuaja të vërteta.

6. Dera me zinxhirë

Dera me zinxhirë ka kuptime të ndryshme. Ju jeni një person që punoni fort dhe gjithmonë i arrini qëllimet që keni vendosur vetë. Krijimtaria juaj ju bën inovativ ju karakterizon si një udhëheqës i mirë. Një nga përpjekjet tuaja më të mëdha për suksesin është rehatia. Kujtohuni që të mos bëheni “martir” në punët e përditshme dhe merrni kohë për të pushuar dhe për t’u çlodhur, me qëllim që t’i lejoni vetes që të gëzojë gjërat më të thjeshta në jetë. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button