ZZZFun

Test psikologjik: Cila nga të treja nuk është realisht një familje?

Familja është një pjesë e rëndësishme e jetës sonë. Një pikë referimi, një shkëmb i fortë që na lejon të ndërtojmë jetën tonë më së miri. Pikërisht për këtë gjë, e kemi të lehtë ta dallojmë një familje nga një që realisht nuk është familje. Cila sipas mendimit tuaj nuk është e tillë?

Nëse keni zgjedhur numrin 1, jeni një person pak i përqendruar tek familja dhe me shumë mundësi jeni rritur pa figurën e një babai në jetën tuaj. Në këtë imazh, babai paraqitet më i distancuar ndaj familjes dhe veçanërisht ndaj të birit, të cilin e mban për dore vetëm e ëma. Nëna dhe i biri nuk janë fizikisht të lidhur me babanë.

Nëse ke zgjedhur numrin 2, e di se çfarë është realisht një familje dhe ia di vlerat. Për ty, ajo vjen e para dhe i jep prioritetin e duhur. Ti beson fort tek marrëdhëniet e shëndetshme, të forta dhe të qëndrueshme, gjë që ndikon tek ndërtimi i një familjeje me harmoni perfekte. Prindërit në atë imazh shihen edhe të përqendruar tek njëri tjetri.

Nëse ke zgjedhur numrin 3, me shumë mundësi ke kaluar në trauma të mëdha psikologjike në jetën tënde. Nëse beson se kjo nuk është një familje, atëherë ke jetuar me shumë mundësi në një familje që nuk ka funksionuar siç duhet. Ajo çfarë ke përjetuar, të bën ta mendosh se kështu duhet të ishte një familje normale, kur në fakt nuk është ashtu.

Familja na kushtëzon tejmase, që në moshë të hershme, ndaj ka dhe rëndësi maksimale për të gjithë. Të rritesh në një familje të dashur dhe të vëmendshme ndaj nevojave të fëmijës, bën të mundur që fëmija të përgatitet më mirë për sfidat që do të kalojë në jetë. Ndaj është e rëndësishme që familja të ndërtohet mbi baza solide dhe të shëndetshme.

Back to top button