Vendimi që do merrni zbulon jo pak për ju
Numri 1:
Ju jeni një udhëheqës ekstrovert dhe absolut. Projektoni besim para të tjerëve, por në të njëjtën kohë jeni kokëfortë dhe të ngurtë. Në shumë raste ju keni mëkatuar nga besimi dhe si pasojë keni marrë vendime të nxituara. Mos kërkoni mënyra për t’i bërë përshtypje të tjerëve, keni gjithçka që nevojitet për të patur sukses! Nëse të tjerët ju admirojnë, është koha për të admiruar veten.
Numri 2:
Ju jeni të kujdesshëm, por ndonjëherë të pasigurt. Sa kohë duhet për të marrë një vendim? Nëse ju mendoni se gjërat dalin nga kontrolli, i hidhni përgjegjësitë tuaja te të tjerët. Por atëherë ndjenja e fajit ju pushton dhe ju përfundoni duke bërë më shumë favore sesa është e nevojshme. Kini kujdes me zemrën tuaj të pavendosur.
Numri 3:
Aventurieri i grupit! Edhe nëse keni ëndrra shumë të çmendura, përpiqeni t’i kënaqni të gjithë. Ndonjëherë ndiheni të keqkuptuar në vendimet tuaja, por qetësohuni, bota nuk i kupton pothuaj asnjëherë gjenitë. Kushtojini vëmendje emocioneve tuaja, mund t’i lëndoni të tjerët për të arritur qëllimet tuaja. Mësoni të jeni të dhembshur.
Numri 4:
Ju keni një personalitet të fortë dhe parimet tuaja janë të pazbulueshme. Ju nuk keni frikë të bini në kontradiktë me të tjerët, por jini të kujdesshëm që të mos jeni absurdë për të treguar se si jeni “të ndryshëm”. Mos harroni, nëse jeni autentik, ju do të fitoni admirim, por nëse veproni për t’i pëlqyer të tjerëve, do të humbni identitetin tuaj.