Zodiak

Test psikologjik: Gjëja e parë që sheh, tregon se si reagon ndaj krizave

Sipas personalitetit që keni, këto mund të jenë disa prej mënyrave se si ju do të reagonit në një situatë krize:

1. Gruaja në dritare

Nëse dritarja ku ndodhet një grua që bën thirrje për ndihmë ka tërhequr vëmendjen tuaj, kjo mund të nënkuptojë që ndiheni plotësisht të zhytur në një krizë dhe mendoni se çdo gjë po copëtohet. Mund të tregojë se zakonisht e vendosni vetveten në rolin e viktimës shumë lehtë, edhe nëse nuk doni, dhe ju mendoni se ju ndodhin vetëm gjëra të këqija, gjë që ju bën të tërhiqni vëmendjen e të tjerëve.

Ju nuk duhet të lejoni që situata t’ju vërë poshtë, duhet të zhvilloni vetëvlerësimin tuaj dhe të merrni disa përgjegjësi dhe vendime që nuk ju influencojnë në këtë mënyrë. Ajo që mund të mendoni është se gjithçka ndodh, sidomos gjëra të këqija, por mund të ktheheni dhe të kontrolloni gjithçka përsëri.

2. Oxhaku

Nëse kjo ishte gjëja e parë që patë, padyshim tregon që ju jeni një person i cili, përballë një situate të vështirë, kërkon një mënyrë për të ikur, cilado qoftë situata. Shpesh mund t’i mohoni problemet. Duhet ta pranoni se dhimbja dhe vuajtja janë pjesë e jetës dhe se vetëm duke u përballur me sfida dhe duke pranuar pasojat e tyre mund t’i kapërceni ato.

3. Tymi

Ju tentoni të jeni një person shumë dramatik. Kur jeni në një moment të vështirë, mund të humbni pak në atmosferë dhe të mos përqendroheni te problemi, madje mund të rrisni telashet. Ju duhet të mësoni t’i jepni më pak rëndësi gjërave dhe t’i thjeshtoni ato në mënyrë që kjo situatë të zgjasë vetëm nëse është e nevojshme. Mos qëndroni më shumë se ju duhet në vuajtje.

4. Dera

Ju jeni një person i cili nuk e humb durimin në situata të vështira. Mbani kontroll dhe zgjidhni ftohtë mënyrën më racionale për të zgjidhur gjërat. Ju duhet të mësoni, në të njëjtën mënyrë, se të tregoni emocionet tuaja nuk është gjë e keqe dhe se kërkimi për kontroll nuk është gjë e pamundur.

5. Dritarja e sipërme

Nëse keni parë dritaren e sipërme kjo do të thotë që ju jeni një person i cili, kur përballet me një problem, mund ta mohojë atë vazhdimisht, derisa të shpërthejë drejtpërdrejt. Ju duhet të mësoni të dëgjoni intuitën tuaj,të  flisni dhe të ndaloni shkëndijën para se të ndodhë një shpërthim i madh që ju bën edhe më keq.

6. Dritarja e poshtme

Nëse jeni një nga njerëzit që keni zgjedhur këtë dritare, mund të tregojë se jeni një person i cili largohet nga problemet, por e zgjedh mënyrën për ta bërë këtë. Ju keni një lloj tipi shumë kreativ që ju ndihmon të gjeni zgjidhje të ndryshme për probleme të caktuara. Nëse mësoni ta përdorni këtë cilësi në favorin tuaj, do të keni gjithçka në dispozicion për të kaluar një periudhë të keqe në një mënyrë shumë pozitive për ju dhe ta lini atë pa shumë dëm, në mos plotësisht të padëmtuar.

Leave a Reply

Back to top button