Zodiak

TEST PSIKOLOGJIK / Gjëja e parë që shihni në fotografi, zbulon mënyrën si dashuroheni

1. Fytyra e një burri të moshuar

Nëse e keni parë më parë burrin e moshuar, kjo do të thotë që gjithmonë kërkoni pamjen më të gjerë, në marrëdhëniet romantike. Doni gjeste romantike, por këto nuk janë të mjaftueshme për të bërë që të bini në dashuri. E dini se një marrëdhënie ka nevojë për kohë, energji dhe siguri për t’u vlerësuar dhe ju e çmoni. Nëse partneri juaj ofron këto vibracione, atëherë do të jetë koha që ju të lëvizni më shumë, drejt angazhimit me të. Së fundi, ju e dini se dashuria ka më shumë, se sa buqeta me lule dhe melodi.

2. Një burrë me kalë

Nëse shihni burrin në kalë fillimisht, kjo do të thotë se është e vështirë ta zbutësh atë. Pa marrë parasysh se sa përpjekje apo vëmendje ju tregon personi tjetër, nuk mjafton që ju të ta vini në rrezik zemrën tuaj … përsëri. Ju jeni në kërkim të vazhdueshëm për njeriu e përsosur. Është mirë të jeni të kujdesshëm, por vetëm një këshillë: ndërkohë që bëni përpjekje të sinqerta dhe kërkoni partnerin e përsosur, ndoshta ju në ndërkohë e keni humbur apo jeni gati duke e humbur. Hapini sytë! Ndoshta ju tashmë e keni dikë të veçantë pranë jush.

3. Një vajzë e shtrirë

Vajza e shtrirë në një breg lumi, do të thotë që ju jeni qenë lënduar shumë në të kaluarën. Ju ndiheni të frikësuar qoftë edhe për të hyrë në një marrëdhënie. Të gjithë ne kemi pasur pjesën tonë të traumave të së kaluarës dhe thuhet se i gjithë negativiteti i së kaluarës do të jetë ende i pranishëm në të ardhmen. Është normale që të jeni të kujdesshëm, por mos u mbyllni plotësisht. Ka dashuri që zgjasin dhe ju vetëm duhet ta besoni.

Leave a Reply

Back to top button