ZZZFun

Test psikologjik i frikërave tona simbolike

Situata kritike e këtyre ditëve po na vë në provë. Secili prej nesh përbalet me frikën dhe burimet e veta. Ka nga ata që janë mbyllur në vetvete dhe nga ata që kanë vendosur ta injorojnë problemin, duke e etiketuar atë si qesharak. Në dritën e ngjarjeve të fundit, përpiquni t’i përgjigjeni kësaj pyetjeje: cila perspektivë ju frikëson më shumë në urgjencën aktuale?

Sipërfaqësia e njerëzve

Kriza ekonomike

Uria

Menaxhimi i dobët shëndetësor

Prishja e rutinës ditore

Fundi i botës

Disa nga hipotezat janë të largëta por ne nuk po ju pyesim se çfarë ka më shumë gjasa të ndodhë për mendimin tuaj, pyetja është një tjetër: çfarë ju frikëson më shumë në këtë moment delikat historik?

Le të analizojmë profile të ndryshme psikologjike.

Sipërfaqësia e njerëzve

Në disa sheshe të Italisë të rinjtë organizojnë tubime, shumë njerëz refuzojnë karantinën dhe nuk respektojnë direktivat e reja ministrore. Këta njerëz përfaqësojnë një mundësi më shumë për përhapjen e virusit.

Mosbesimi juaj ndaj të tjerëve ka rrënjë shumë të thella. Ju është dashur të mësoni se si t’ia dilni mbanë vetë që në krye të herës. Si fëmijë ju keni qenë gjithmonë i përcaktuar si një person i përgjegjshëm, ai që duhej të kryente të gjitha punët që duheshin bërë (një vëlla për t’u kujdesur, prindërit shumë të zënë me problemet e tyre për të qenë në dispozicion).

Njerëzit e dinë se mund të kenë besim te ju, dhe anëtarët e familjes suaj priren të shkallëzojnë problemet tuaja duke u dhënë më shumë hapësirë ​​të vetave. Mbi të gjitha nuk mund ta duroni arrogancën dhe kokëderrësinë. Ju nuk jeni të interesuar të dukeni por ju intereson më shumë substanca: ju jeni një person shumë konkret.

Kriza ekonomike

Stresi financiar i shkaktuar nga urgjenca kombëtare është i pamohueshëm. I gjithë tregu ndërkombëtar po ngadalësohet dhe shumë njerëz janë të shqetësuar për fatin e tyre dhe të ekonomisë së vendit. Nëse tashmë keni pasiguri financiare dhe puna juaj është në pauzë, frika juaj është plotësisht e justifikuar.

Në mënyrë tipike, ata që kanë më shumë frikë nga ana financiare kanë një histori të vështirë familjare: ata shpesh kanë qenë dëshmitarë të grindjeve të ashpra familjare. Familja është një vend plot mosmarrëveshje dhe mospërputhje, madje edhe më e theksuar është frika financiare në rastin e prindërve të divorcuar ose të ndarë. Ju përpiqeni të jeni shumë të kujdesshëm në blerjet tuaja, kjo nuk do të thotë që jeni koprac por vetëm se dëshironi të matni mirë forcën tuaj përpara se të hidhni një hap. Ju nuk i ndiqni trendet, përkundrazi, jeni ju që e diktoni trendin tuaj.

Uria

Mësymja në supermarkete dhe raftet bosh janë imazhe të forta që janë parë kudo në botë. Shumë njerëz, megjithëse nuk përballen me një krizë ushqimore, kanë grumbulluar ushqime për javë ose madje muaj, duke mbushur dollapë dhe bodrume të tëra!

Në psikologji, ushqimi është një simbol i mbështetjes, jo vetëm fizik, por edhe emocional. Gara për të mirat kryesore simbolizon një mungesë emocionale. Në barkun e nënës ishte kërthiza që ju ushqeu; duke u rritur, për fat të keq, nuk keni pasur ushqimin e duhur emocional. Prindërit që janë shumë të shpërqendruar nga çështjet e tyre nuk kanë qenë në gjendje të kujdesen për ju siç duhet. Grumbullimi i ushqimit pasqyron frikën e braktisjes dhe frikën e vetmisë.

Menaxhimi i dobët i shëndetësisë

Shëndetësia është nën lupën e të gjithë botës. Titujt në gazeta japin alarmin: ka menaxhim të dobët dhe mungesë të shtretërve. Nëse vëmendja juaj është e përqendruar në gjendjen shëndetësore, ju ndoshta keni pasur një përvojë të keqe direkte (ose indirekte) me joefikasitetin e institucioneve.

Shëndetësia është një institucion publik, duhet të përfaqësojë një garanci për çdo qytetar. Nëse frika juaj më e madhe është të hasni në një sistem shëndetësor “të sëmurë”, ju me siguri jeni një person shumë introvert, i cili shpesh ka preferuar të vuajë në heshtje, duke hequr dorë nga përfshirja e të dashurve tuaj. Nëse keni një problem serioz nuk besoni se dikush mund t’ju ndihmojë ta zgjidhni atë, ju preferoni të bëni gjithçka vetë aq shumë sa kurrë të mos kërkoni ndihmë. Nuk ju pëlqen të peshoni mbi të tjerët, përkundrazi, preferoni të bëni një hap prapa për të privilegjuar të dashurit tuaj.

Prishja e rutinës ditore

Kjo emergjencë ka prekur secilin prej nesh, shumë kompani janë të mbyllura, ka nga ata që u është dashur të largohen nga puna, fëmijët janë në shtëpi, shkollat, kinematë janë të mbyllura …. dhe pjesa më e keqe është se nuk dihet se kur do të rikthehet normalja. Sigurisht, është e natyrshme të kesh një farë frike, por nëse dëshiron të hetosh rrënjët e kësaj frike më thellë, sigurisht që je një person që nuk i pëlqen ndryshimi, që preferon të ketë siguri shumë konkrete, që urren të papriturën dhe që mendon thellë para se të jesh në gjendje të marrësh një vendim.

Ju pëlqen ta keni situatën nën kontroll, nuk ju pëlqejnë surprizat, ju pëlqen të planifikoni dhe madje edhe në shtëpi jeni ju ai që kujdeseni për menaxhimin e familjes. Ju nuk mund të duroni njerëz despotikë dhe as nuk duroni nëse dikush ju tregon se si të silleni. Ju jeni një person shumë transparent dhe nuk e duroni dot padrejtësinë.

Fundi i botës

Nëse frika e parë deri më tani justifikohet, në një farë mase, nga zhurma mediatike, frika se mund të ndodhë fundi i botës është plotësisht e pabazuar. Në këtë kontekst, frika i ka lënë vendin panikut dhe bashkë me të edhe një doze të madhe iracionaliteti. Sigurisht, nëse keni pësuar humbje vetë, dhimbja e ndjerë mund të jetë e madhe, por nuk mund të justifikojë një vizion të tillë apokaliptik. Ne ju ftojmë të lexoni dhe racionalizoni përvojat tuaja të brendshme. / meb.al

Leave a Reply

Back to top button