Psikologji

Testi / “Si ta kuptosh që je duke ndjerë dashuri?” dhe mesazhi plot kuptim në fund të tij…

E ke pyetur ndonjëherë veten, nëse ke rënë ndonjëherë në dashuri? Epo ky është testi që mund ta provojë këtë gjë një herë e përgjithmonë. Imagjino sikur je në një situatë të tillë. Sapo ke ardhur nga puna, hyn në dhomën e pritjes, pastaj në dhomën e gjumit dhe aty pret të shohësh personin e zemrës. Por, ti gjen mbi shtrat vetëm një shënim ku shkruhet: “Zemër, më vjen keq! Unë ia mbatha me dikë tjetër. Jemi shumë të dashuruar dhe shumë të lumtur bashkë. Më vjen keq që nuk ta thashë këtë gjë përballë, por jam vërtet tejmase i lumtur dhe i plotësuar nga ky person. Shpresoj që një ditë ne të dy të bëhemi miq dhe të uroj më të mirën në jetë. Shpresoj të flasim përsëri bashkë. Mirupafshim!”.

Nëse përgjigja jote nuk është: “Oh, Zot! Sa mirë. Ai ia doli të gjente dikë që e plotësonte dhe që e donte. Kjo është fantastike”. Nëse përgjigja jote nuk është e tillë, atëherë kjo gjë tregon se ti ke kërkuar të jesh zotëruese në marrëdhënien tuaj dhe kjo nuk mund të quhet dashuri.

Dashuria është liri. Është ta pranosh atë person ashtu siç ai është, si dhe të pranosh çdo version të atij personi që ndoshta nuk e prisje ta shihje. Ne jetojmë në një botë ku njerëzit thonë: “Nëse partneri im nuk bëhet xheloz, atëherë nuk më do”. Kjo është çmenduri. Nuk jam duke thënë se unë jam perfekt dhe se duke bërë këtë test, nuk do të thoja të njëjtën përgjigje si ajo që kam cituar më sipër. Por herë pas here në një marrëdhënie, ne duhet ta pyesim veten, nëse po tregohemi shumë posesivë, apo po e duam vërtet personin që kemi përkrah, duke e lejuar atë të jetojë i/e lirë…?

Leave a Reply

Back to top button