Zodiak

Tetori do të jetë muaji më pozitiv, për këto tre shenja të Horoskopit

Tetori ka ardhur tashmë, a i keni tashmë objektivat tuaja për këtë muaj? Tetori do të jetë muaji më i mirë për këto tre shenja të Zodiakut, ndaj mos hezitoni ta shfrytëzoni sa më mirë që të mundeni!

Dielli po i jep energji fushave tuaja të argëtimit, romanticizmit dhe kreativitetit. Do të jeni zjarr, Binjakë! Flirtimi është mënyra juaj e preferuar e kalimit të kohës dhe askush nuk i reziston dot shkëlqimit të syve tuaj. 

Binjakët

Hëna e re tek Peshorja në 8 tetor e ndriçon fushën e jetës suaj të lidhur me shprehjitë krijuese. Kush e di, ndoshta ju do të takoni dikë të veçantë këtë muaj. Çdo gjë është e mundur. Duke folur për dashurinë, Venusi shkon në retrogradë më 5 tetor, sidomos sa ip ërket shëndetit dhe rutinës së përditshme. Ndoshta po nisni një rutinë të re ushtrimi. Në çdo rast, energjia retrogradë është ideale për të punuar në prapaskenë, prandaj merreni!

Peshorja:

Ky me siguri do të jetë muaji yt, Peshore. Me kalimin e diellit në shtëpinë tuaj, të gjitha gjërat që lidhen me pamjen tuaj dhe identitetin tuaj personal do të jenë në vendin e parë gjatë kësaj periudhe. Në fund të fundit, askush nuk e do bukurinë dhe hirin më shumë se ju, Peshore. Planeti juaj mbizotërues do të tërhiqet në 5 tetor prej financave dhe vetëbesimit. Venusi dëshiron që ju të rishikoni vetëvlerësimin tuaj, pa përmendur zakonet tuaja të mira gjatë këtij cikli retro. Planeti i dashurisë kthehet në shenjën tuaj në kohë për fundin e muajit dhe deri në atë kohë, do të keni një kuptim më të mirë të asaj që ia vlen. Nuk ka asgjë për t’u frikësuar, përkundrazi. Kjo periudhë retrograde do t’ju sjellë një mbyllje të nevojshme dhe ndoshta edhe para shtesë.

Ujori

A jeni të apasionuar pas udhëtimeve? Me diellin që kalon nëpër shtëpinë tuaj do të jeni të pushtuar nga ngazëllimi dhe ndjenja e të qenurit më spontan se kurrë. Ju po zgjeroni horizontet tuaja dhe ka shumë të ngjarë që jeni gati të merrni një kurs të ri për diçka që dëshironi të mësoni. Ndërkohë, Venusi, planeti i dashurisë dhe i bukurisë, këtë herë favorizon karrierën tuaj. 

Megjithatë, sigurohuni që të merrni gjërat ngadalë sapo Venusi të jetë retrogradë më 5 tetor. Përsëri, nuk ka asgjë për t’u frikësuar, por është diçka për të mbajtur në mend. Papritmas, mund të hasni një hije ose dy në lidhje me marrëdhëniet profesionale.

Leave a Reply

Back to top button