Magazine

Thanksgiving: Kur Amerika thotë “Faleminderit”!

Amerika festoi këtë të enjte ditën e dhënies së falenderimeve, një ditë që përcakton dhe shpjegon sociologjikisht këtë vend. Ja disa të dhëna:

Origjina. Në vitin 1620 anija Mayflower mbërriti nga Anglia në Plymouth (Massachusetts), në verilindje të asaj që është sot Amerika. Në bord ishin qindra separatistë, fetarë dhe persona të interesuar për të vendosur një territor të ri. Me të mbërritur një lider indigjen ndihmoi pelegrinët për të mbjellë tokën dhe pë të mbijetuar, sipas versionit historik. Gjysma e pasagjerëve vdiqën nga i ftohti ose nga sëmundjet. Sipas kronikave të Edward Winslow, në nëntor të 1621, pas korrjeve të sukseshme të misrit, guvernatori i Plymouth-it, William Bradford organizoi një festë gjatë tri ditëve ku ftoi edhe disa vendas. Kështu lindi dita e dhënies së falënderimeve, si një ushqim i përbashkët, si një shenjë e pajtimit.

Histori në pikëpyetje. Sipas historianëve nuk dihet si u organizua ky takim, nëse u arrit të shqiptohej fjala “falenderim” dhe çfarë u konsumua me saktësi, përtej drerëve dhe gjelave tek shkrimet e Winslow dhe Bradfordit. Sipas një dokumentari “The Pilgrims,” të dalë të martën tek rrjeti PBS, thellon të panjohurat mbi origjinën e festimeve. Dokumentari shpjegon se pelegrinët nuk i ftuan formalisht indianët në ato festime, por ata ndodheshin në banesat kur europianët sollën të korrat e tyre. Gjithashtu vë në dyshim marrëdhëniet me vendasit. Shpjegon se kolonët mbanin në pyje trupat e pelegrinëve të sëmurë dhe të vdekur e i mbështesnin në pemë me objektivin që indigjenet të kujtonin se ishin roje.

Pikëpamja indigjene. Steve Gimbel, një profesor i filozofisë në universitetin e Gettysburg-ut ka studiuar sociologjikisht ditën e falenderimeve dhe thotë se ka një mit rreth kësaj dite. “Sepse historinë e shkruajnë fituesit, e harrojmë shpesh se ata që po festojnë janë ata që në të vërtetë u ndihmuan,” – thotë profesori. Gimbel i referohet versionit të përhapur se dita e falenderimeve ishte një akt bujarie i kolonëve të bardhë me indigjenët. “Ajo që harrohet është se amerikanët vendas e dinin mjaft mirë si të mbijetonin, ishin kolonët ata që kishin probleme me urinë,” – nënvizon. “Kështu që po, kur japim mirënjohjen në të vërtetë po falenderojmë ata njerëz, indigjenët që ishin aty për të na ndihmuar.”. Që nga vitet 1700 liderët indigjenë mblidheshin në ditën e falenderimeve në Plymouth për të festuar atë që ata e quanin “dita kombëtare e zisë,” një ditë denoncimesh për abuzimet që kolonët u kishin bërë vendasve në atë territor të përbashkët dhe debatet për sfidat aktuale të atij komunitetit.

Festimet. Pas Plymouth-it, në 1621 festimet për të korra të mbara u përsëritën në vende të tjera në bregun lindor. Presidenti i parë amerikan, George Washington dekretoi në vitin 1789 ditën e falenderimeve për të festuar fundin e Luftës për Pavarsi të 13 kolonive nga Anglia. Pas 1863 qeveria amerikane shpalli zyrtarisht të enjten e fundit të nëntorit një ditë festimesh për dhënien e falenderimeve. Në mes të luftës civile presidenti Abraham Lincoln u bëri thirrje amerikanëve t’i luteshin Zotit që të shëronte plagët e kombit. Në 1939 presidenti Franklin D. Roosevelt e çoi kremtimin me një javë në përpjekje për të shtuar konsumimin gjatë Depresionit të Madh, por ndryshimi i tij shkaktoi një opozitë të fortë.

Revizionizmi moral. Forma në të cilën vendosim të festojmë këtë ditë është më shumë se si do të na pëlqente të jemi, sesa si jemi në të vërtetë. Kur sheh historinë e plotë e kupton që kemi nevojë për një mit themelues për të harruar të kaluarën tonë skllaviste, – thotë drejtori i dokumentarit “The Pilgrims”, Ric Burns, duke iu referuar thirrjes që bëri në këtë ditë presidenti Lincoln. Ai mbronte unitetin territorial të Amerikës përballë separatizmit të skllavopronarëve të jugut. Burns argumenton faktin se vendosja e parë angleze në Amerikë në Jamestown (Virginia) në 1607 ka lënë më pak gjurmë se një festë me indigjenë në Plymouth, do të thotë një amnezi kulturore e vullnetshme që reflekton dëshirën amerikane për ta parë veten si njerëz që e ndajnë bukën me vendasit, sesa si pronarë të skllevërve. Profesor Gimbel argumenton se është e rëndësishme të njohësh origjinën e kësaj dite sepse një histori e rremë mund të përjetësojë një imazh kulturor të rremë. Megjithatë ai thotë se festimet përfaqësojnë vlera pozitive si mirënjohja dhe përulsia.

Të ndihesh mirënjohës.

Dita e falenderimeve është një ditë festive familjare, në disa raste edhe më e rëndësishme se Krishtlindjet. Njerëzit urojnë një ditë më parë, rrugët janë bosh mbrëmjen e së enjtes dhe rituali i të mbledhurit në tryezë rreth një gjeli deti përbën ADN-në identitare të këtij vendi.

Tradita është shkelur. Kjo ditë supozohet të jetë një ditë reflektimi dhe mirënjohjesh, por kthehet në një nga ditët më me trafik ajror të vendit. Ndeshjet e futbollit amerikan mbrëmjen e së enjtes mbledhin para ekraneve miliona persona dhe e premtja që njerëzit e bëjnë pushim njihet si e premtja e zezë, dita me zbritjet më të mëdha të çmimeve tregtare. Profesor Gimbeli keqardhet se në dekadën e fundit tregtia është kthyer në një nga elementët kryesorë të ditës së falenderimeve. Përherë e më shumë hapen dyer dyqanesh mbrëmjen e së enjtes në vend të mëngjesit të së premtes dhe nuk u lejon punonjësve të pushojnë atë ditë.

Gjeli i detit. Kjo ditë s’mund të kuptohet pa ushqimin kryesor. 88% e amerikanëve konsumojnë atë ditë një gjel deti. Shpendi i shkretë peshon gjithnjë e më shumë. Në vitin 1960 gjeli tregtar peshonte 7 kilogramë, ndërsa sot 13, gati 81% më shumë. Imazh i kësaj feste është edhe presidenti amerikan në një tryezë me një gjel në Shtëinë e Bardhë. Këtë traditë e filloi presidenti Harry Truman në vitin 1947, por ishte presidenti George H. W. Bush që e nisi formalisht ritualin e faljes së një gjeli. / Burimi: El Pais – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button