Thenie

Thënie me shumë vlerë nga mendje shumë të ndritura

Vdekja është diçka e pashmangshme. Kur një njeri bën atë që konsideron se është detyra e tij ndaj popullit dhe vendit, mund të prehet në paqe. Mendoj se ne e kemi bërë, prandaj unë do të fle në përjetësi.

NELSON MANDELA

Një njeri që nuk ka bërë asnjë gabim, nuk ka provuar asnjë gjë të re në jetën e tij.

ALBERT EINSTEIN

Errësira nuk e dëbon dot errësirën, vetëm drita mund ta bëjë. Edhe urrejtja nuk e dëbon dot urrejtjen, vetëm dashuria mund ta bëjë.

MARTIN LUTHER KING JR

Mirësia është gjuha që të shurdhët mund ta dëgjojnë dhe të verbërit mund ta shikojnë.

MARK TWAIN

Unë nuk mendoj kurrë për të ardhmen. Ajo vjen shumë shpejt.

ALBERT EINSTEIN

Ke armiq? Shumë mirë. Kjo do të thotë se ke qëndruar fort për diçka në jetën tënde.

WINSTON CHURCHILL

Nëse do siguri, shko në burg. Atje ke gjithçka: ushqim, rroba, kujdes mjekësor, e kështu me radhë. E vetmja gjë që të mungon është LIRIA.

DWIGHT D. EISENHOWER

Nëse mendon se je shumë i vogël për të sjellë ndryshimin, provo të flesh me një mushkonjë.

Dalai Lama

Dy ditët më të rëndësishme në jetën tënde, janë DITA KUR KE LINDUR dhe dita KUR KE KUPTUAR PERSENË.

MARK TWAIN

Ne jemi zotër të fjalëve të pathëna, por bëhemi skllevër të fjalëve që na shpëtojnë nga goja.

WINSTON CHURCHILL

Fal, por mos harro, përndryshe do të lëndohesh sërish. Falja ndryshon këndvështrimin. Harresa humbet mësimin.

PAULO COELHO

Mos i jep askujt fuqinë që të të ulë poshtë. Ata që URREJNË janë thjesht HUMBËSA që bëjnë gjoja sikur janë fitues.

PAULO COELHO

Të thuash të vërtetën duke e bërë dikë të qajë, është më mirë se të thuash një gënjeshtër duke e bërë dikë të buzëqeshë.

PAULO COELHO

Eshtë më e kollajtë t’i bësh njerëzit për budallenj, se sa t’i bindësh se i ke bërë për budallenj.

MARK TWAIN

Ti takon njerëz që të harrojnë. Pastaj ti harron njerëz që takon. Por ndonjëherë ti takon njerëz që nuk i harron dot. Këta janë miqtë.

MARK TWAIN

Leave a Reply

Back to top button