Ekonomi

“Thirrja e fundit” për Europën dhe tregjet

Screen Shot 2016-07-07 at 13.34.58

Propaganda pro-Brexit para referendumit britanik shpresoi të bindte votuesit që largimi nga  Bashkimi Evropian nuk do ta ndryshonte situatën. Rënia e paundit britanik në nivelin më të ulët prej 30 vitesh, ideja e Bankës së Anglisë për të lehtësuar kërkesat e veçanta për kapital për bankat, dhe pesë fonde britanike që pezullojnë tërheqjet, tregojnë se tregjet nuk janë të bindur. Mjerisht, sëmundja ngjitëse e ka kaluar shumë shpejt Kanalin.

Nëse aksionet bankare italiane kanë qenë një objektiv i lehtë, tregjet e kanë kuptuar që në fillim, se problemi ishte evropian. E djeshmja tregon se problemi Evropian nuk ka fund. Bankat gjermane dhe spanjolle, përveç huadhënësve britanikë, u goditën përsëri dje.

Deklaratat e kryeministrit italian Matteo Renzi, i cili beson se derivativët janë problemi i vërtetë i sektorit bankar evropian, janë të duhurat, edhe pse kjo nuk duhet të largojë vëmendjen nga ajo që duhet të bëhet në shtëpi, me dhe pa zgjidhjet e tregut.

Në këtë rast, afatet kohore dhe cilësia e ndërhyrjeve janë vendimtare.

Por me aksionet e Deutsche Bank në nivele të ulët rekord, dhe bonot e bankës më të madhe gjermane sërish në syrin e ciklonit, tregjet janë duke goditur më gjerësisht, duke njohur mirë problemet e bilancit dhe strategjinë e grupit me qendër në Frankfurt.

Teksa Deutsche Bank është përfshirë përsëri, të thuash se problemi është i kufizuar tek bankat italiane do të thotë humbasësh perspektivën e nevojshme për të adresuar me vendosmëri problemin. Evropa ka qenë në një gjendje mohimi dhe pasigurie për një kohë të gjatë. Cilat janë burimet për të përballuar një krizën të tillë? Kryetari i Bordit Mbikëqyrës të Bankës Qendrore Evropiane, Daniele Nouy, tha dje se Banka Qendrore Evropiane ka mjetet për të kufizuar paqëndrueshmërinë financiare, por jo aq sa duhet për ta çrrënjosur atë.

Sipas Bordit mbikëqyrës të BQE, transparenca e paktë dhe një politikë konfuze e komunikimit nuk kanë ndikuar në përmirësimin e situatës. Në fund të muajit, rezultati i testeve të reja të stresit do të dalë, me rrezikun e përkeqësimit të mëtejshëm të situatës.

Sa kohë do të duhet të presim, deri sa të shohim masa të efektshme, me një komunikim të qartë për tregjet?

Bordi mbikëqyrës ka një rol të kufizuar me statut dhe nuk ka “armë” shtesë të mjaftueshme. Bashkimi bankar përfshin një fond që nuk është bërë ende efektiv, dhe nuk do të ndodhë edhe për disa vite, ndërsa skema e përbashkët e garancisë së depozitave është shtyrë deri në një njoftim të mëtejshëm.

Dy nga tre këmbët e Unionit mungojnë dhe askush nuk mund të qëndrojë pafund me një këmbë, sidomos në këtë periudhë turbulencash.

Eshtë edhe Mekanizmi i Stabilitetit Evropian, i cili në mesin e funksioneve të veta, parashikon rikapitalizimin e bankave, por Evropa ka vendosur rregulla që parandalojnë përdorimin e tij.

Ndoshta negociatat midis Romës dhe Brukselit do të ofrojnë mundësinë e një rikapitalizimi të përkohshëm publik të bankave italiane, por kjo do të ishte një masë e përkohshme për një problem të madh, si e kanë treguar këto ditë pas Brexit.

Tani, tetë vjet pas fillimit të krizës së parë botërore, Evropa duhet të pranojë ekzistencën dhe madhësinë e krizës së bankave të saj, dhe të veprojë si pasojë e kësaj. Dhe duhet të veprojë shpejt. Kushdo që pretendon se është i izoluar nga infektimi, rrezikon t’i përkeqësojë gjërat, për vete dhe për të tjerët. Dhe është në prag të një zgjimi të fortë./Il Sole – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button