Thomas Piketty bën thirrje për një konferencë të madhe lidhur me borxhin. Në mënyrë të veçantë Gjermania nuk duhet ta ndalojë ndihmën për Greqinë. Qysh nga libri i tij i suksesshëm “Capital in the Twenty-First Century”, francezi Thomas Piketty konsiderohet si një prej ekonomistëve më me influencë në botë. Argumenti i tij për rishpërndarjen e të ardhurave dhe pasurisë nisi një diskutim mbarëbotëror. Në një intervistë me Georg Blume e Die Zeit, ai jep opinionet e tij të qarta lidhur me debatin e borxhit europian.
DIE ZEIT: A duhet ne gjermanët të jemi të gëzuar që edhe qeveria francize është rreshtuar në krah të dogmës gjermane të rreptësisë financiare?
Thomas Piketty: Absolutisht jo. Nuk ka asnjë arsye për Francën, Gjermaninë dhe sidomos për Europën…