Enciklopedike

Thonë se… Sfinksin e shpërfytyroi Napoleoni

Screen Shot 2015-06-14 at 23.46.00

Një histori që rrëfehet sot është se, ndërkohë që Napoleoni dhe trupat e tij ndodheshin në Egjipt mes viteve 1798 dhe 1801, ai vuri njerëzit e tij të testonin aftësitë në gjuajtjet me topa luftarakë, duke vënë në shënjestër Sfinksin; sipas atyre që e mbështesin këtë rrëfim, kjo është arsyeja përse statuja gjigande sot nuk ka hundë. Histori hidhet poshë lehtësisht, pasi një tjetër francez, Frederis Louis Norden, botoi një ilustrim të Sfinksit në vitin 1755, që tregon se këtij i mungonte hunda që përpara se të kish lindur Napoleoni. Rrëfimi për Napoleonin që kërkoi goditjen me gjyle të Sfinksit duket se ka nisur në fillimin e shekullit 20. Historia që historianët e pranojnë më gjerësisht, sa i përket mënyrës se si Sfinksi e humbi hundën, është se, në vitin 1380, një lider fanatik mysliman i shkaktoi “dëmtime të rëndë në kokë”. Besohet gjithashtu se edhe mamlukët e kanë përdorur si shënjestër për praktikim në goditje, gjë që do të thotë se Sfinksi është qëlluar 500 vjet përpara se faji t’i vihej Napoleonit./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button