Analiza

TI: Atje ku korrupsioni është ulur këmbëkryq

L’EXPRESS

corrupted

Raporti vjetor i Transparency International këmbëngul në vështirësitë e mëdha që ndeshin vendet në zhvillim për të luftuar korrupsionin. Ky është rasti i Turqisë, i Kinës apo Indisë

Korrupsioni është përkeqësuar në Kinë, në Turqi dhe në vënde të tjera të cilat kanë patur një rritje të madhe ekonomike.
Ky është konkluzioni që jepet në raportin vjetor të OJQ “Transaparency International”. Në një klasifikimin e botuar në qendrën e saj në Berlin, organizata konkludon se Sudani, Korea e veriut dhe Somalia janë vendet më të korruptuara në botë, ndërsa Danimarka, Zelanda e re dhe Finlanda janë konsideruar si vendet më të mira. Sudani, Korea e Veriut dhe Somalia klasifikohen të fundit. Franca renditet në vendin e 26të, në të njëjtin nivel me vitet e fundit.
Raporti i “Transparency” klasifikon 175 vende në një shkallë nga 0 në 100, nga vendet më të korruptuarit në ata më të mirët. Organizata vë në dukje se është pothuajse e pamundur të matet korrupsioni, pasi ai është i paligjshëm dhe i fshehur. Për të dhënë rezultatet e saj, Transparency grumbullon mendime të ekspertëve nga organizata si Banka Botërore, Banka afrikane e Zhvillimit, Fondacioni gjerman Bertelsmann…
Këtë vit Transparency vë theksin tek vështirësitë e disa vendeve në zhvillim për të luftuar kundra korrupsionit. Kina për shembull renditet në vendin e  100 ndër 178 vende duke rënë me 4 pikë (në  36 pikë) dhe 20 vende në krahasim me vitin 2013, ndërsa Turqia, në vendin e 64të, duke humbur 5 pikë (45 pikë) dhe njëmbëdhjetë vënde.
Lidhur me Kinën, Transparency zbulon se si “shumë politikanë të nivelit të lartë dhe disa drejtues publikë të rangut të ulët janë arrestuar për korrupsion, (…) dhe  mënyra se si ndiqen njerëzit duhet të jetë më transparente”.
“Kina (…) duhet të sigurojë një akses më të mirë për informacion dhe të krijojë një mbrojtje më të madhe për denoncuesit, gjë që deri tani nuk e ka bërë në legjislacionin e saj”, deklarohet në raport.
Gazetarë të arrestuar dhe të persekutuar në Turqi
Për Turqinë, Transparency thekson se “perceptimi i përgjithshëm i korrupsionit në vend është rritur në mënyrë të konsiderueshme”, sidomos për arsye “të një sërë investigimesh dhe fajësimesh për korrupsion, që kanë synuar persona të afërt të qeverisë”.
Fakti që “gazetarët kritikë të regjimit” janë “persekutuar” dhe “arrestuar” ka kontribuar në dëmtimin e imazhit të vendit. Korrupsioni është gjithashtu një problem i rëndësishëm në vende të tjera në zhvillim, duke cituar Brazilin (në vënd të 69të me 43 pikë) dhe dyshimet bien në korrupsionin e personelit të tij politik nga kompanitë e naftës. Gjithashtu, India (në vëndin e 85të, 38 pikë) përmendet në raportin e Transparency duke denoncuar përdorimin e llogarive bankare të vendosura në parajsa fiskale si ishujt Moris.
“Një kulturë mos ndëshkimi në ekonomitë emergjente”
Investimet e qytetarëve të pasur rusë në Qipro tërheqin gjithashtu  vëmendjen e organizatës, duke e renditur Rusinë në vendin e 136të (me 27 pikë). “Vendet me ekonomi me një rritje të shpejtë, qeveritë e të cilave  refuzojnë të jenë transparente krijojnë një kulturë të mos ndëshkimit duke bërë që korrupsioni të lulëzojë”, thekson José Ugaz, jurist dhe president i  Transparency International. Transparency International vë në dukje se shoqëritë shumëkombëshe të sektorit bankar dhe qëndrat e mëdha financiare mundet të bëjnë më shumë për të shmangur, që disa elita të dyshimta në vëndet emergjente  të mos gjejnë me ndihmën e tyre të heshtur mjetet për pastrimin e parave të tyre të pista.

Pergatiti: Sali Metani

www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button