Histori

Titaniku: Një e vertetë tjetër?

Screen Shot 2016-07-30 at 07.36.56Mbi tragjedinë e Titanikut, transoqeanikut madhështor që u përpi nga ujërat e akullta në vitin 1912, janë derdhur lumenj boje në gazeta dhe libra, por sa i përket shkaqeve të aksidentit, të gjitha kërkimet, përkundër disa “përjashtimeve”, konvergojnë në mungesën e fushëpamjes, pra pikasjes shumë vonë  të një ajsbergu gjigand, çka e bëri të pashmangshme përplasjen.

Megjithatë, disa vjet më parë, një dëshmi e re e rihapi çështjen, duke krijuar mundësinë e një tjetër “të vërtete” në lidhje me shkaqet e fatkeqësisë. Ledi Luiz Paten, gruaja e ish-ministrit britanik të Arsimit dhe mbesa e njeriut që në kohën e tragjedisë shërbente si oficer i dytë në bordin e anijes, deklaroi se gjyshi i saj, pavarësisht se ishte që në fillim në dijeni të fakteve të vërteta, e ruajti sekretin nga frika e dëmtimit financiar të pronarëve.

Sipas pretendimeve të gruas, Titaniku u mbyt sipasojë e një gabimi fatal njerëzor të timonierit, që duke ngatërruar udhëzimet, e ktheu anijen në kahun e gabuar. Në atë moment, përplasja me ajsbergun vdekjeprurës, që në fakt ishte parë në kohë dhe jo me vonesë sikurse u pretendua, rezultoi i pashmangshëm.  /bota.al

Leave a Reply

Back to top button