Horizonti.al

Toka nuk është e përgatitur për goditje nga asteroidët

screen-shot-2016-09-16-at-19-27-55Toka nuk është e përgatitur për një përplasje me një asteroid, thuhet sipas këshilltarit shkencor të Shtëpisë së Bardhë.

Në një diskutim të mërkurën në qendrën “Goddard Space Flight” të NASA-së, drejtori i Zyrës për Shkencë dhe Teknologji John Holdren paralajmëroi se një goditje nga një asteroid do të bënte dëm të madh në Tokë.

Eksperti theksoi dy ngjarjet e fundit katastrofike që ndodhën në Tokë dhe që befasuan të gjithë – goditja Chelyabinsk më 2013 dhe topi i zjarrtë Tunguska më 1908, transmeton Gazeta Express.

Përderisa mund të tingëllojë alarmuese, Holdren thotë se ne jemi “në një trajektore” drejt minimizimit të rreziqeve nga asteroidet, pasi misioni radikal i NASA-së kohët e fundit ka dhënë dritën jeshile për të ecur tutje dhe për të ofruar një platformë për devijimin e asteroideve.

Përderisa shkencëtarët kanë zhvilluar metoda të ndryshme që zbulojnë rreziqet e mundshme nga objektet afër Tokës, Holdren shpjegoi se ka ende shumë punë për të bërë.

“Ne nuk jemi plotësisht të përgatitur, por jemi në një trajektore për të bërë më shumë”, tha Holdren gjatë diskutimit, raportoi Space.com.

Ngjarjet si goditja Chelyabisnk dhe shpërthimi Tunguska janë shumë të rralla, tha ai, me të parën që mendohet se ndodh çdo njëqind vjet dhe me të dytën që thuhet se ndodh çdo 1,000 vjet.

Por, “nëse do të jemi një civilizim i gatshëm aq sa na e lejon teknologjia jonë, ne duhet të përgatitemi për kësi ngjarje të rralla, për shkak se ato mund të bëjnë shumë dëme në Tokë”.

Ai shtoi se ne njerëzit “duhet të jemi më të mençur sesa dinozaurët” dhe të mos lejojmë që një asteroid të na zhdukë.

Leave a Reply

Back to top button