Analiza

Tokë për gaz. Plani sekret i Gjermanisë dhe Rusisë

merkel putinMerkel dhe Putin po negociojnë tregtimin e sovranitetit të Krimesë për të fituar granaci për sigurinë e energjisë dhe tregtisë. Gjermania dhe Rusia janë duke punuar për një plan sekret duke ndërmjetësuar për një zgjidhje paqësore të tensioneve ndërkombëtare lidhur me Ukrainën.
Në një shkrim të “The Independent”, thuhet se plani sekret për të cilin po bisedojnë Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel dhe Presidentin i Rusisë, Vladimir Putin, përbëhet prej dy pikave kryesore: stabilizimin e kufijve të Ukrainës dhe përmirësimin e situatës së trazuar financiare të Rusisë, pas sanksioneve ekonomike, saktësisht nënshkrimin e një marrëveshje të re për energji që do të siguronte një furnizim të sigurt të gazit. Sipas kësaj të përditshme angleze, nëse marrëveshja e kancelares Merkel pranohet nga rusët, atëherë komuniteti ndërkombëtar do të duhet të pranojë pavarësinë e Krimesë dhe aneksimin e saj nga Rusia, lëvizje kjo që do të ishte e vështirë të kapërdihet nga disa anëtar të OKB-së.
Burime të afërta të negociatorëve, kanë bërë të ditur se pjesa e parë e planit të stabilizimit kërkon nga Rusia që të ndalojë ndihmat financiare dhe ushtarake për separatistët pro-rusë që janë duke operuar në lindje të Ukrainës. Si rrjedhojë e kësaj marrëveshje, ky rajon do të ketë të drejtë të ketë disa kompetenca të ndara nga qeveria qendrore. Në të njëjtën kohë, Presidenti i Ukrainës do të duhet të pranojë që të mos aplikojë për anëtarësim në NATO. Por, si dëmshpërblim, presidenti rus nuk do të kërkojë që të bllokojë apo interfereojë në nënshkrimin e një marrëveshje në mes të Ukrainës dhe BE-së për marrëdhënie tregtare, që do të mund të finalizohej pas disa jave. E dyta, Ukraina do të ketë mundësinë që të nënshkruaj një marrëveshje afatgjate me Gazprom-in rus, për furnizim afatgjatë më gaz. Si pjesë e marrëveshje është edhe një dëmshpërblim që Rusia do t’i paguajë Ukrainës për rentën e stacionimit të flotës detare në Krime dhe në portin e Sevastopol-it në Detin e Zi, përderisa Krimea nuk voton për pavarësinë e saj në mars.

Leave a Reply

Back to top button