Enciklopedike

Totem, fjala indiane që “pushtoi” botën

Screen Shot 2016-04-15 at 23.23.43

Fjala totem (në origjinë ototeman) është e vetmja që të gjithë gjuhët europiane e kanë trashëguar prej idiomave indo-amerikane. Në fakt shpikësit e saj ishin Chipevat, ose Ojibvat, një etni që me mbërritjen e të bardhëve jetonte përreth Liqeneve të Mëdhenj, në territoret që sot ndahen mes Ontarios (Kanada) dhe Michiganit (SHBA). Peshkatarë molusqesh dhe mbledhës orizi të egër, Ojibvat kishin si totem parësor një lepur dhe ishin armiq të betuar të etnisë Sioux, që janë më shumë të njohur. Europianët e parë që ranë në kontakt me ta ishin jezuitët (1640); më pas ishte radha e franko-kanadezëve, që i rekrutuan për të luftuar kundër anglezëve. Që nga viti 1830, etnia u kufizua në rezerva.

SHumë prej gjërave që dimë mbi kafshët totemike të Ojibvave e kemi prej shkrimtarit Ua-Sha-Quon-Asin, i quajtur Bufi Gri (1888-1938), një jetim anglez që u adoptua prej lëkurëkuqve, i cili kur lindi quhej Archibald Belaney, dhe që pastaj, pasi hodhi poshtë origjinën anglo-saksone, iu vu punës për të njohur zakonet dhe idetë e popullit që e adoptoi./bota.al

Leave a Reply

Back to top button